Si njeri i arteve une kisha pare e lexuar per piktorin e madh francez Claud Monet, kisha lexuar e degjuar per shtepine e tij te famshme dhe kopshtiet e ndertuara prej kujdesit, pasionit dhe dores se tij. Ai kishte 8 femije dhe donte te krijonte nje “parajse te vogel” per ata, qe te luanin, te vraponin, te kridheshin mes barit, luleve, pemeve e blerimit, te hipninurave te vogla mbi kanale e ujera te sajuara enkas. Per ate parajse qe ai konceptoi dhe ndertoi me mendjen dhe shijen e tij prej piktori impresionist, Monet kishte pajtuar ne pune 7 kopshtare.
Shtepia e tij qysh ne gjallje u be nje vend pelegrinazhi per piktoret dhe artistet franceze, vend ku piktoret ngrenin kavaletat dhe pikturonin pejzazhet e tyre fantastike perreth, benin madje konkurse. Dhomat e shtepise se tij te madhe dykateshe u mbushen me pikturat e tij si ne nje galeri, me mobilje, ene guzhine, arredime, veshje te kohes, me kapelet karakteristike per femra e burra, qe i shohim edhe ne pikturat e tij. Ai ftonte miq e artiste te shumte dhe shijonte tok me ta mrekullite e natyres.
Ky gjelberim i harlisur rreth e rreth asaj qe quhet “Kopshtiet e Claud Manet” eshte i veçante, sikur konkuron imazhet e imagjinuara mitike te “Kopshteve te Semiramides” se Babilonise. Nje gjelberim qe ta rrembente e ta ngopte syrin dhe shpirtin, te krijonte nje ekstaze. Por ai nuk ishte nje gjelberim i eger, “natyral”, me shkurrishte, gjemba e fera, por i embel, i kuruar bukur; nje gjelberim, ku ndihet gjithkund arti, shija, fantazia. Dhe ti ke qejf te marresh arratite, te shtrihesh diku ne bar, nen pemet e larra. Vertet nje mrekulli…
Kur pash gjithe ata njerez, jo qindra por mijera, qe ishin dyndur rrugicave, ulur neper baret dhe restorantet e shjmta; kur pash qindra çifte pleqsh nga gjithe bota, ne dhjetera gjuhe, qe mbanjn radhen dhe prisnin me durim 100 e 200 metra qe te hynin ne ate shtepi, kuptova dy gjera: 1) fuqine e artit te shnderruar ne kujtese, histori, atraksion turistik, para dhe 2) fuqine e natyres se bukur e te kuruar me shije, nevojen qe kemi te gjithe ne per pak gjelberim, per pak bar te njome, per ca drure, pyje, flete e lule… Edhe per kuak-kuakun e nje bretkose ne nje pellg te sajuar enkas si pjese e kopshtit…
Ah, çfare gjelberimi ka gjithkund Franca! Kam ardhur shume here te ky vend i bekuar, kam udhetuar mjera kilometra veri-jug, por kudo gjelberimi dhe kurimi i tokes, i pyjeve, i natyres te mrekullon, natyrisht perpos katedraleve dhe monumenteve te famshem te kjltures qe ky vend ka… Po neve, kur do te na vijne mendet? Kur do te heqim dore nfa shkaterrimi i natyres? Kur do ta ruajme gjelberimin si syte e ballit, si ajrin qe thithim, si ujin qe pime? Kur?!…





Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply