Tërë dashurinë e ruajta për Ty
Të kam jetë e, dritë në sy
E gjërë në shpirt, sa një detë
E din veç, Perëndia vetë.
Unë s’jetoj veç përvete
Këtë hirushe, si e gjete ?!
Ehh, ku e gjeta e ku s’kërkova !
E përzgjodha e dashurova
Pesë palë këpucë , rrugës, i lëshova *
Dritë dielli e dritë hëne
Më e hirëshmja, bijë nëne *
Ku e gjete, gjithë këtë, mirësi ?!
T’gëzojnë trojet, Plavë e Guci
Si “peshqesh”, n’jetë ma solli
Një shpresë jete, n’zemër ma “mbolli”!
Ta duash jetën, siç din Ajo
Eja shkruaj, eja m’trego !
Bijë e hirëshme, dritë ylbere
Vjen e ndritëshme, lule pranvere *
Virtyt i saj, është thjeshtësia *
Vlerë, mbi vlerat – mirësia
Si e gjeti, si e gjete ?!
Kalova male, fusha e dete
“Theva”kufij e rroka shtete
Një shpresë jete, ta kisha përvete,
Me, 18 maj, 2023.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.
Burimi/Facebook


Leave a Reply