Prej vitesh punoj në një residence që presin turistë. Shumica e tyre vijnë nga Gjermania. Një ndër ta është edhe çifti Tanja Etike e Attilla Etike (në fb Ae Fotografie). Domosdo, janë persona me kulturë dhe shprehin sjellje me tepër përzemërsi me gjithë stafin që punon në strukturë. Prej vitesh e kanë bërë traditë që të më kujtojnë me dhurata. Sigurisht, dhuratat janë të kushtueshme, pasi janë pajisje që më vijnë në ndihmë për të kryer punët me precizion, me shpejtësi dhe kanë përdorim tepër komod. Por vlerën më të madhe kanë moralitetin e lartë të gjestit, të cilin e bëjnë vetëm me sinqeritet e dashuri të pastër njerëzore.
Momentin kur më dhanë sot dhuratën, me dorën në të majtën e gjoksit të tyre m’u drejtuan:
– Nuk duam asgjë nga ti, Na mjafton buzëqeshja jote.
Kështu më bënë përësëri të jetoj me zemrën të përkëdhelur dhe nuk di sa siguri kam se mjafton buzëqeshja.
Burimi/Facebook


Leave a Reply