Kupe Danja (Jakup Ramadani), një figurë e njohur në Shkodër, përmendur për gjestin shumë fisnik që kreu në kohën e pushtimit osman.
Kur Kupe Danja pa udhës dy asqerë (ushtarë) osmanë që po ngacmonin një grua katolike, edhe pse i besimit musliman i doli zot zonjës dhe pasi përplaset me ushtarët turq i vret të dy! Pra Kupe Danja edhe pse i të njëjtit besim me osmanët, kreu dy vrasje për një grua të një tjetër besimi! Arshi Pipa në vitin 1950 i ka kushtuar këtë poemë.
m’u bâ… qilloj sahati.
Nuk jam trim qi bâj trimní,
nuk kam emën, pasuní.
Jerevi më ka lanë baba
kam dugâjë me trí taraba.
Po s e thot as robi as Zoti
me u-poshtnue kotnasikoti,
me durue qi n’votër tande
kur t’i teket kur ti kande’
nji kopuk prej Anadollit
me t’i ba paçaver sqollit
gjithshka ma për zemër ké,
qi pa to, e bafsha bé
kot me bâ hije mbi dhe!»
Mori fjala mal e kodër.
Qofsh e parë gjithmone, o Shkodër!
Të lumtë pushka, Kupe Dane!
Kânga jote m’katër ane!
Nget bimbashi, nji harap:
« Do ta rrjepi posi sqap!
Zênje Kupen gjallë a vdekë:
ka guxue n’asqer me prekë! »
Thrret kasneci, bie nji lodër:
Qitni Kupen mori Shkodër!
S e qet Shkodra kurr Jakupin
se vrau t’flligunin, magjupin!
Mbos e mbajshin ana e vet
e mban prifti njizet vjet
me fërrlik e me sherbet!
U-çue pasha e prej inati
i muer gjindt ja hallakati,
i vû zjarmin me çka pati.
U-çue prifti, vendi mbarë,
shehërlij e katundarë,
me t’ungjillit e t’islamit,
turrevrap ju gjegjen dâmit.
Po n’at plâng e n’ato troje
mâ të bukur mbi rrenoje
ja goditën nji konak
me nji qoshk përmbi çardak.
Arshi Pipa
Burimi/Facebook


Leave a Reply