O vëllezër bij Shqiptarë,
më mbyti lëmshinë grykë.
Pse dreqi sytë na ka marë,
s’po shikojmë ca të ndytë?
Po më thoni bijt e dheut,
pse kjo klimë kjo mynxyrë?
Flamurin e Skënderbeut,
e përdhosi një i pa fytyrë.
Tundka djepen ëngjëllore,
po në zëmër ka shejtanin.
Ec kapemi dorë për dore,
t’a çojmë te”vëndi”imamin.
Respektoj gjithë besimet,
qoftë kishën dhe xhaminë.
Kur ata mbajnë premtimet,
të jenë miq me Perëndinë.
Kemi pasur shumë klerikë,
që u flijuanë për Atdhenë.
Në grykë i prenë me thikë
mbas atdheut kishin fenë.
Më parë se të bëni duanë
qoftë te kisha apo Xhamia.
mos u falni te ca shejtanë!
Mos shpërbëhet Shqipëria.
Disa herë më kanë kritikuar,
mos merëm me politikë.
Në skenë prapë del qeveria,
Pse s’ka dorë, të fortë çelik.?
Ajo ka gurin ka edhe arrën,
pa lejën e saj s’hyn askush.
Ka vegla që pastrojnë “farën”
po qe qeveria, pa karabush.
B.Xh.D.Dushar Korçë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply