Po shkruej çka m’ndodhi sot, jo me ndikue kend.
U smura me temperaturë e kollë e shkova te doktoresha. Mbasi i tregova ankesat, që kisha fillue nji mjekim t’thjeshtë me atibiotik, m’vizitoj.
– Ke bronschit , m’tha, duhet me marrë nji antibiotik tjetër ma t’fortë, e shurup tjeter, ma t’shtrejt për kollë.
“U binda”, pagova viziten “pa mu dridhë dora” dhe përfundova n’farmaci.
– E pa muejtun, m’tha farmacistja, ky ilaç nuk mund t’merret dy herë, asht ma i forti, t’shkatrron mëlçinë e veshkat.
Thrras n’tel doktoreshen e i “ballafaqoj” te dyja.
– Jo jo, dy kokrra merr.
– Moj motër, i them, problemin e kam unë, jeta asht e imja, e ti po don me marrë përqindjet e shitjes nga firma.
Farmacistja “asnjanëse”, filloj me m’ofrue ilaçe t’tjera nga nji firmë ma “moderne”. U çorodita.
– Nuk asht problemi ktu nji 500 ma pak apo ma shumë, por të lutem m’konsidero njeri, megjithse edhe shtazët s’duhen keqtrajtue.
Si ka mundsi mendova që mjeku, farmacisti, dhunojnë betimin e Sokratit e punojnë me moton: Vdekja yte asht jeta jeme…. “Mbyetja e bagtive asht jeta e kasapit”
Ku kena mbrritë. Gjithkush “vret” n’punën që ban.
Popull mjeran.
O sa mirë me kenë SHQIPTAR……
Burimi/Facebook


Leave a Reply