Ky ligj shprehte qartë se mosha e kurorëzimit për vajzat është 17 vjeç, ndërsa djemtë mund të lidhnin martesë duke nisur nga mosha 18-vjeçare.
Po ashtu, tregohen rastet kur kurorëzimi ishte i ndaluar, si:
“Askush nuk mundet me vue kunore me gruen e tjeterkuejt ose me te damen e tjetrit e cila nuk ka mbush kohen qi lypset me prit per me hequn dyshimin e bares.”;
“Nji mashkull nuk mundet me vue kunore me nji femen te cilen e ka kusheri nga ana e gjakut deri ne kater breza, Gjith ashtu nuk mundet me vue kunore me vajzat e kusherinjve te aferme”;
“Një njeri nuk mundet me vue kunore me vajzen te Axhes,Tezes, Halles dhe me tjera ne keto grade.”;
“Nuk mundet me u vue kunore mbi grate te djelmve te nipave vjehra, njerka me vajza te thjeshterta (Uvej kiz) vajza te prueme nga grueja”.
Ky ligj (lexo dokumentin) që daton në vitin 1922 përmban edhe nene të tjera që rregullonin të drejtat familjar.



Burimi/Facebook/Gegnisht


Leave a Reply