102-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, një sërë aktivitetesh në Maqedoni ![]()
Shënohet sot 102-vjetroi I lindjes së humanistes dhe nobelsites shqiptare Nënë Tereza. Ndërkohë në Maqedoni sot janë organizuar aktivitete me rastin e shënimit të këtij përvjetori të lindjes së shqiptares së mirënjohur Gonxhe Bojaxhiu.Në amfiteatrin e shtëpisë përkujtimore “Nëna Terezë” në mbrëmje do të shfaqet premiera e filmit “Duke jetuar me Nënë Terezën” nga regjisori japonez dhe presidenti i Akademisë Japoneze të Filmit, Shigeki Çiba.
Filmi ishte xhiruar në vitin 2010 dhe ishte shfaqur nëpër qendrat botërore me rastin e 100 vjetorit të humanistes shqiptare, ndërsa sonte për herë të parë shfaqet si premierë në Shkup.Në Shtëpinë e Armatës sot do të ndahet çmimi shtetëror “Nënë Tereza”, mirëpo kësaj radhe ky çmim që jepet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, nuk i është ndarë asnjë personaliteti apo shoqate shqiptare.Humanistja dhe nobelistja shqiptare është lindur më 26 gusht 1910 në Shkup në familjen e mirënjohur


Leave a Reply