Qytetarë dhe qytatetare të nderuar të Kavajës dhe të Shqipërisë. Gëzuar 25 Marsin,ditën e Kavajës dhe të Shqipërisë.25 marsi është dita ku për herë të parë u ngritën dy gishta lart dhe u thërrit me zë të lartë “Liri -Demokraci”, “Enver Hitler”, “Poshtë diktatura komuniste” etj.25 marsi është dita ku të rinjtë Kavajës u përleshën dhëmbë për dhëmbë me sambistët.25 marsi tronditi themelet e pushtetit diktatorial komunist.Protogonistë kryesorë të kësaj demonstrate ishin dy vëllezërit Rrugeja ,Rexhepi dhe Iliri si dhe disa të rinj të qytetit të Kavajës.Dy gishtat lart dhe thirrjet e para “Liri -Demokraci”, “Enver Hirler”,”Poshtë diktatura komuniste” u dhane nga liridashësi Rexhep Rrugeja.Rexhepi atë ditë të 25 marsit 1990 është ngritur disa herë sipër hekurave rrethues të stadiumit Besa dhe me dy gishtat të ngritur lart lëshonte thirrjet :”Liri -Demokraci:”.Kur sambistët u futën për të arrestuar liridashësin Rexhep Rrugeja ,vellai i tij Ilir Rrugeja dha kushtrimin :”Shokë o sot o kurrë ” dhe godet i pari sambistin Halit Mavrisi.Dy vëllezërit Rrugeja u mbështetën nga shokët e tyre.Në këtë demonstratë u kënduan këngë të rilindasve dhe u goditën me gurë punonjësit e policisë si dhe kameramani i cili vazhdimisht filmonte liridashesin Rexhep Rrugeja dhe grupin e Rexhepit.Ne ate demonstratë u hodhën veprat e Enverit dhe u arrestua liridashesi Ilir Rrugeja i cili u torturua në mënyrën më çnjerëzore nga Sambistët para 12 mij shikuesve.Pas arrestimit të Ilirit u arrestuan Safet Beçerri ,Rexhep Rrugeja dhe Selaudin Cara.Dy vëllezërit Rrugeja u arrestuan dhe u torturuan në mënyrën më çnjerëzore saqe jeta e tyre ishte në fije të penit.I veçuar nga grupi i dy vëllezërve Rrugeja që po demonstronin ishte Safet Beçerri i cili luante duart si dirigjent ku me xhestin e duarve mbështeste dy vëllezerit Rrugeja dhe grupin e tyre. Për lirimin e dy vëllezërve Rrugeja populli i Kavajës zhvilloi dy demonstrata.Me 26 mars rreth 200-300 tē rinj sulmuan rajonin famëkeq te policise me thirrjet “Lironi shokët tanë”,”Rroftë Ramiz Alia ,”Poshtë dinastia” etjerë fjalë kundër Nexhmije Hoxhës.Të rinjtë goditën me gurë rajonin e Policisë duke thyer xhamat.Gurët erdhën derim të këmbët ku po torturohej liridashësi Rexhep Rrugeja i cili ishte lidhur duar e këmbë nga Zëvëndës Ministri i Brendshëm Zylyftar Ramizi ,shefi i Policisë së Kavajës Sazan Tare dhe një sigurims tjetër.Në çast në dhomë ku po torturohej Rexhep Rrugeja futet polici Ymer Sheshi i cili i thot Shefit të Policisë Sazan Tare:Shef na mbytën si minjtë brenda .prandaj na jep urdhër të qëllojmë.Sazan Tare i tha:Nuk më dhimbsen këta këlysha kurvash por nuk kam urdhër nga lart, kam urdhër të qëlloj vetëm për vetmbrojtje. Me 29 mars mbarë populli i Kavajës protestoi i bashkuar në mbështetje të familjes Rrugeja i cili kërkonte lirimin e dy vëllezërve Rrugeja nga birucat enveriste.Për Ilirin flitej se kishte vdekur nën tortura dhe për Rexhepi flitej se ishte në gjendje të rëndë në spital.Rexhep Rrugeja nga torturat çnjerëzore që mori nga xhelatët e kuq i ra disa herë të fikët dhe mbahej në një nga dhomat e birucave nën kurimin e mjekut. Për 5-6 ditë familja Rrugeja priti mbarë popullin e Kavajës.Me familjen Rrugeja eshtë marë kupola e lartë e qeverisë së Ramiz Alisë.Për 33 vite me radhë këtë ditë simbolike e ka përkujtuar vetëm familja Rrugeja e mbështetur nga miqtë e saj.25 marsin e ka mbrojtur vetëm familja Rrugeja duke ia ngrejtur vlerat që i takon kësaj dite simbolike .Kësaj dite madhështore familja Rrugeja i ka kushtuar poezi e shkrime të shumta .Por këtë dite madheshtore e kanë përkujtuar dhe përkrahur dhe miqtë e familjes Rrugeja ku përveç këngës i kane kushtuar dhe poezi.25 marsi i vitit 1990 do mbetet në zemrat e kavajësve dhe shqiptarēve si dita simbolike që trembi frikën .Falenderoj popullin e Kavajës i cili mbështeti fuqishëm familjen Rrugeja në ato ditë të vështira.Populli i Kavajës është Lokomotiva e parë e demokracisë shqiptare.Ajo demokraci që unë kërkova nuk erdhi kurrë në Shqipëri se shqiptarët udhëhiqen nga bijtë e Enverit.Me respekte për lexuesin Rexhep Rrugeja.25 Mars 2023.





Burimi/Facebook


Leave a Reply