Nga bisedimet e nesërme në Ohër asgjë e re nuk do të dalë i trumbetuar me kaq interes nga mediat dhe politika. Teksa palët do të ulën nesër për bisedime, misionarët amerikanë dhe evropianë do ta paraqesin atë si “suksesin e tyre”, duke pretenduar në krijimin e një klime mirëbesimi mes palëve pa arritur asgjë konkrete.
Bisedimet janë në ngërc. Vucic do të parashtrojë pikpamjet e tij të zakonshme, duke këmëngulur në mosnjohjen e Kosovës. Po kështu dhe Albin Kurti do të parashtrojë problemet brenda rregullave në ruajtjen e sovranitetit të vendit në raport me kushtetutën.
Takimi mund të shërbejë për këshillimet e zakonshme të uljes së tensioneve midis dy shteteve.
Ai që vendos në këto bisedime nuk është Kurti, por Vucic.
Albini e ka më të thjeshtë problemin në mosvazhdimin e bisedimeve në kushtet e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia.
Ai mund të shkaktojë edhe krizë politike në Kosovë dhe në rastin e kundërshtimit të Zajednicës, populli në Kosovë është i gatshëm të mbajë qëndrim në miratim të qëndrimit Kurti.
Të ruash funksionalitetin e shtetit dhe të mos pranosh vertikalizimin e komunave serbe nga Beogradi, është qëndrimi më i drejtë në këtë situatë. Albin Kurti është i qartë në qëndrimet e tij.
Në pozitë të vështirë në këtë takim është Aleksandër Vucic, i cili e ka konfliktin me veten. Ai ka problem qëndrimin ndaj Rusisë dhe opozitës serbe në parlament. Të presë fundin e luftës në Ukrainë në raport me fitoren apo humbjen e Rusisë, duke menduar për uljen apo rritjen e aksioneve të tij politike, apo të marrë një vendim për ta zgjidhur cështjen e njohjes së Kosovës?! Si i bën kalkulimet politike Vucic në këtë rast?
Varjanti i parë: Nëse Serbia pranon të njohë Kosovën dhe rregullon marrëdhëniet me BE dhe SHBA dhe nëse Rusia e fiton luftën në Ukrainë, ku do të mbetet pozicioni i tij?!
Varjanti i dytë: Nëse Rusia e humbet luftën në Ukrainë, atëherë kujt do t’i hyjë në punë marrëveshja Kosovë – Serbi, kur dihet që Perëndimi tenton ta marrë me të mirë Serbinë për ta larguar nga ndikimin lindor?!
Në këtë situatë Albin Kurti nuk ka problem me Vucicin, sepse i ka shfaqur pozicionet politike në raport me të. Kurti përballet vetëm me një problem. Opozita politike në Kosovë për këtë cështje është e përcarë dhe nuk mbështet qëndrimin politik të Qeverisë Kurti, nuk është e rreshtuar në një front kundër Asosacionit.
Në ditë të vështira për Kosovën, opozita tenton të duket luajale, bashkëkohore, evropiane, duke shkelur mbi interesat kombëtare. Në këtë situatë kush bëhet palë me propozime të tilla, ata nuk e duan pavarësinë e Kosovës dhe shfaqen proserb në qëndrimin politik.
Kjo duhet thënë hapur me plotë gojën. Në këto momente kur politika duhet të jetë e bashkuar kundër Asosacionit, në fakt politika po vepron ndryshe, vetëm e vetëm duke menduar për pushtetin dhe karriget e tyre politike.
Në fakt, periudha e vështirë po i zbulon proserbët dhe antikombëtarët.
Problemi i dytë i Kurtit është përballja me misionarin amerikan Eskobar. Këmëngulja e tij për ta kaluar Asosacionin është paksa e cuditëshme në raportet që mbajnë SHBA me Kosovën dhe në tërësi me kombin shqiptar.
Nuk mund të kërkohet harac në favor të Serbisë dhe politikës ruse kundër Kosovës, vetëm e vetëm sepse SHBA janë faktori kryesor në clirimin e Kosovës.
Mirënjohja ndaj SHBA në këtë rast ka dhe limitet e veta.
Në fakt duke e bërë këtë përmbledhje në prag të këtij takimi, kuptohet se të dy palët kanë problemet e tyre dhe e tërë kjo lojë politike ndërkombëtare është tërësisht pa kuptim.
Problemi është shumë i thjeshtë. Të njihet pavarësia e Kosovës nga Serbia dhe më pas, gjithcka mund të arrihet në gjetjen e gjuhës së përbashkët për normalizim të marrëdhënieve.
Problemi midis dy shteteve nuk mund të zgjidhet në mënyrë antikushtetuese, vetëm për shkak të disa vendimeve të mëparshme të lëshimeve të politikës shqiptare.
Loja politike mes Kosovës dhe Serbisë e nxitur nga interesi i faktorit ndërkombëtar, është niveli më i ulët i gjeopolitikës evropiane në raport me stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është për të ardhur këq. Bëhen “kumbarë” të bisedimeve Kosovë – Serbi dy personalitet politike të BE (Lajcak dhe Borrell) nga shtete që nuk e njohin Kosovën!!
Nga bisedimet e nesërme në Ohër asgjë e re nuk do të dalë.
Të gjithë do të mendojnë se e bënë detyrën dhe do të jenë të kënaqur që kanë arritur një farë mirëkuptimi mes palëve.
Problemi është i kthjellët në dritë të diellit.
Si përherë politikat e BE të motivuara nga motua “prit gomar të bijë bar”, të atij bari që ska për të mbirë kurrë.
Hyzri Salihu
Koordinator i FBKSH,së
Siguria Kombëtare Shqiptare
17.03.2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply