Poezi nga poeti i nderuar Nexhbedin Basha Kushtuar dy vëllezërve Rrugeja me rastin e 33 vjetorit të demonstratës së parë antikomuniste e cila u zhvillua me 25 mars 1990 në stadiumin Besa të Kavajës me ndeshjen Besa-Partizani.Dy vëllezërit Rrugeja ,Rexhep dhe Ilir Rrugeja shpërthyen të parët me thirrjet LIRI – DEMOKRACI në stadiumin Besa të Kavajës me 25 Mars 1990 me ndeshjen Besa -Partizani .Dy vëllezërit Rrugeja u arrestuan dhe u torturuan në mënyrën më çnjerëzore nga xhelatët e kuq .Për lirimin e tyre u zhvilluan dy demonstrata .Një demonstratë me 26 mars 1990 ku të rinjtë e Kavajës sulmuan policinë me thirrjet “Lironi shokët tanë”,”Rroftë Ramiz Alia poshte dinastia”etj,si dhe demonstrata e 29 marsit 1990 ku mbarë populli i Kavajës u mblodh si një trup i vetëm duke mbështetur fuqishëm familjen Rrugeja.Falenderoj nga zemra poetin e nderuar mikun tim Gëzim Bega për poezinë që na e kushtoi ne dy vëllëzërve Rrugeja.
Poezi nga poeti Nexhbedin Basha
VËLLEZËRIT RRUGEJA, SIMBOL I DEMOKRACISË…
-Sipas rrëfimit të dëshmitarit okular kavajas, Rexhep Rrugeja-
Si një lumë që del nga shtrati,
Vërshon populli në Kavajë,
Prijnë urraganin vëllezërit Rrugeja,
Rexhep e Ilir emrin jua thonë.
Si një cunam u tërbua mileti,
Gjumi trazuar, gjumi trazuar,
Në qeli me pranga n’duar,
Gjumi trazuar, gjumi trazuar.
Sheshi oshtinte, si jehon majë kreshtash,
“Liri demokraci, liri demokraci…”
S’durojmë pranga as demon,
“Si gjithë Europa e duam Shqipërinë”,
Si vullkan u ndez qyteti,
N’Kavajë lindi shkëndija e parë,
S’durojmë robëri me simbole kulti,
Duan pluralizëm e liri në fjalë…
Vëllezërit Rrugeja zëri i parë n’Kavajë,
Dy gishta ngritën pa ju dridhur qerpiku,
Si prijës të demostratës do mbeten në ditar,
25 marsi i 90’tës është dita kur beteja nisi.
Si një diell që të ngroh shpirtin,
Do kujtohet ajo ditë …,
Të mos e harrojmë datën dhe vitin,
Janë simbol me shumë dritë.
Jam poet, po s’kam ofiqe,
Penën n’bojë do ngjyjë për ditë,
Poezi do shkruaj ndër vite,
Të mos mbetet fjala jetim…
Nexhbedin Basha.
Burimi/Facebook


Leave a Reply