Në një ceremoni të vecantë në sallën e këshillit bashkiak,bashkia Malësi e Madhe nderoi me titullin e lartë “Qytetar Nderi”dy bij të kësaj treve , studiuesin e gjuhës dhe letërsise shqipe Gjovalin Shkurtaj dhe gazetarin e Radio Televizionit Shqiptar Tom Therçaj. Profesori i gjuhesisë me motivacionin “ Për vlerat e larta në fushën e gjuhësisë dhe kontributin e tij në këtë fushë, ndërsa gazetari Tom Thercaj me motivacionin “Për punën dhe përkushtimin e tij si gazetar dhe producent me shumë përvojë”Titujt ju dorezuan ne praninë e miqve dhe familjareve nga kryebashkiaku Tonin Marinaj, ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali dhe prefektja Majlinda Angoni.
Profesori Gjovalin Shkurtar u shpreh i emocionuar për këtë vlerësim që atij iu bë në prag të 80 vjetorit të lindjes. Për gazetarin Tom Thercaj ky është cmimi më i vecantë që i jepet në vendin e tij të lindjes Malësisë së Madhe. Profesor Gjovalin Shkurtaj ka qene pjese e Institutit te Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave, këshilltar i kulturës në Ambasadën Shqiptare në Romë si dhe Perfaqesues i Shqipërise prane Organizates Boterore te Bujqesise) dhe Organizates Boterore te Ushqimit. Që nga viti 1991 është emëruar pedagog në Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Aty drejton sektorin e gjuhësisë së sotme.
Ndersa Tom Therçaj, korrespodent e më pas gazetar i TVSH që prej vitit 1983, ka nje pervoje mbi 40 vjecare pune. Ai ka spikatur ne fushen e dokumentareve duke promovuar bukurite e Shqiperise dhe te vecantat e krahinave te caktuara mes te cilave Malesine e Madhe, prej edhe nga ka prejardhjen.
Burimi/rtsh-shkodra.tv/


Leave a Reply