Patrioti shqiptar kundër turqve dhe serbëve per të cilin ka shkruar edhe
Lambertzi.
KUSH ISHTE SHAQIR IGRISHTA?!
nga Shefqet Cakiqi -Llapashtica
Historia ende na ka mbetë në folklor dhe përshkrimet e albanologut Maksimilian LAMBERTZ (1882-1963) ! Ai në vitin 1917 boton librin Volkspoesie der Albaner: eine einführende Studie (Poezia popullore e shqiptarëve: një studim hyrës), Sarajevë 1917, libër që ja kushton Atë Gjergj Fishtës: (PATER GEORG FISHTA, O.F.M. „DEM IN SEINEM VOLKSTUM WURZELNDEN NATIONALEN DICHTER DER ALBANER IN TREUER FREUNDSCHAFT GEWIDMET“ (VJERRSHTARIT E KANGTORIT TË VEPRAVET TRIMNIJET TE KOMBIT
TE SHQYPTARVET ME MIKSI E ME MALL KET LIBER KUSHTON SHKRUESI) ku përshkruan këngën kushtuar Shaqir Igrishtës!
Shaqir Igrishta ka merituar ta ketë përmendoren dhe lapidarin në Merdare të Podujevës e në qender të Prishtinës! Është luftëtari emblematik që ka bërë luftë njëherish me okupatorin serb dhe okupatorin Osman!
Filologu austriak Maks Lamberc (Maximilian Lambertz) u lind më 27 korrik 1882 në Vjenë ku dhe u rrit. Ai studioi gjuhësinë krahasimtare dhe filologjinë latine dhe greke në Universitetin e Vjenës nga 1900-1905 dhe kreu doktoraturën mbi Die griechischen Sklavennamen (Emrat greke të skllevërve), Vjenë 1907.
Në maj dhe qershor të vitit 1916, Maks Lamberc udhëtoi për herë të parë në Shqipëri si anëtar i Komisionit për Ballkanin të Akademisë Austriake të Shkencave për të kryer hulumtime gjuhësore dhe folklorike. Gjatë këtij udhëtimi ai kaloi në Grudë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Tiranë, Durrës, në luginën e Kirit, Shosh, Shalë, në luginat e Drinit dhe të Valbonës, dhe në veçanti në Mirditë ku qëndroi shumë kohë duke studiuar dialektin dhe duke mbledhur material folklorik. Në dhjetor të vitit 1916 u kthye përsëri në Shqipëri, kësaj radhe me trupat austro-hungareze të cilët kishin pushtuar zona të gjera të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme, dhe u ngarkuar me mbikëqyrjen e shkollave në zonën austro-hungareze. Ishte gjithashtu anëtar i Komisisë Letrare Shqype të ngritur nga autoritetet austro-hungareze për të vendosur një normë letrare dhe një drejtshkrim standard për gjuhën shqipe. Gjatë qëndrimit të Shkodër, ai bashkëpunoi më Gjergj Fishtën në redaksinë e gazetës së përdyjavshme Posta e Shqypnies (1916-1918), në të cilën botoi disa artikuj. Materiali i tij folklorik u paraqit gjermanisht për herë të parë në vëllimin Volkspoesie der Albaner: eine einführende Studie (Poezia popullore e shqiptarëve: një studim hyrës), Sarajevë 1917.
Njëri ndër luftëtarët emblematik, që u dallua me trimëri kundër pushtuesit turk dhe serb ishte luftëtari Shaqir Igrishta (Grisha) nga fshati Igrishtë i Toplicës i cili me familje erdhi si i dëbuar (muhaxher) nga dhuna serbe u vendos në fshatin (Vija) të Llaushës.
Kjo luftë daton nga viti 1876-77-78 deri në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911-12!
Pas kongresit të Berlinit 1878 dhe vendosjes se Sulltanit të Perandorisë Osmane që me Ferman të falë tokat shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe tokave shqiptare Malit të Zi, organizohet rrezistencë dhe luftë edhe kundër Perandorisë Osmane dhe kundër pushtuesve Serb e Malazez!
Nga Bajraku i Gashit nga Llapashtica dhe Gashët e Llaushës së Drenicës bashk me njësit tjera të Lidhjes së Prizrenit marrin pjesë në rezistencën me Shaqir Igrishtën pas vitit 1878 dhe në luftën e mbrojtjes së Plavës dhe Gucisë në vitin 1880 breg lummit Lim në Nokshiq ku nga ky Bajrak kanë rënë 7 dëshmorë dhe shtizën e Bajrakut nga Nokshiqi në Llapashticë e ka sjellë Veterani i luftës edhe në Selanik Hysen Havolli („Kazali“ veteran vullnetar i luftës), nga kjo kohë lagjja Hodolli në Llapashticë quhet Bajraktarët! Ajo shtizë e atij flamuri që ka marrë pjesë në luftën në mbrojtje të Plavë e Gucisë ishte ruajtur deri në luftën e fundit 1999, kur nga granatimet në Betejën e Llapashticës digjet shtëpia e Islam Cakiqit me atë edhe shtiza e flamurit !
Në vitin 1878 Serbia bashk me Perandorinë Osmane vendosin karaullën kufitare në Merdare-Përpellac, që ndante nga trungu kombëtar sanxhakun e Nishit ! Kjo Karaull dhe pikat e ushtrisë serbe deri në Kurshumli ishin pika luftimi të kryengritësve shqiptar që tipizohen me luftëtarin Shaqir Igrishta nga Igrishta e Kurshumlisë!
KËNGA E SHAQIR IGRISHTËS – sipas rapsodëve; Ibish Broja & Mehmet Broja!
Oooo Shaqir o Igrishta …oooo ish kanë trim dai
Rrok martinën po më hika në Serbi
Ndjek çetnikt o nëpër Kurshumli
Në Kurshumli deri te kisha
Na faroj ne Shaqir Igrishta
Na faroj ne na ka farue
Në karaulla nuk po len me rue
Milan Begu në kam na u que
Në Prishtinë lajmet na i ka que
Shaqir Igrishta ne na ka rrethue
Në karaulla nuk po len me rue
Sa fort Pasha koka kanë idhnue
Çaushllarët oo i ka bashkue
Në Llap të Kosovës kush po më don me shkue
Shaqir Igrishën ooo me rrethue
Të gjallë ja të dekun ooo në Prishtinë me pru eee
Nja pej veni nuk guxon me lue
Osman Breca jollah në kamë na u que eee
Në Llap të Kosovës une kam me shkue
Shaqir Igrishtën kam me rrethue
Njëzet Zapti me veti jau due
O njëzet zapti ja paskanë shtërngue
Kanë marrë rrugën e kanë tfillue
E nis vehten qeni tuj e livdue
„Nuk ka Mreti – thot – Çaush si mue“
Në Llap të Kosovës kur koka shkue
Shaqir Igrishtën e kanë rrethue
Shaqir Igrishta o na i ka hetue
Ai gjygymin në ogjak e ka vnue
Në oxhak xhezven Shaqa e ka shti
Nja dy kafe të mira i paska pi
Kur pe lshon filgjanin prej dore
Në kam na u qojke veshka rrethatore
Pe vajtojka ooo kacatorren
Kacatorren e ka vajtue
A s`pe sheh që na kanë rrethue
Të marrin ty Çausht e më vrasin mue
Të marrin ty e të qojn teboj…
Shoqi jem nuk të rrok me dorë
Veq në të marrt të merr o naj manov
Oooo shkon motmot e sun e vret naj sorrë eee
Oooo shkon motmot aaaa sun e vret naj sorrë eee
Del Shaqir ooo po i thonë në besë me nore
Lësho martinën ooo për prezorje
S`jam ni djal që ta japi pushken
O në katër anët për pa e nisun luftën
O në katër qyshet për pa e kuqun fushën
Për pa e kuqun fushën me gjak krejt
Sa e thej i sanak me fishek
Le ta nien po thot Krali serb
Mos tum diq shiptari pa gajret
Shaqir Igrishta o sa holl po qet
O sa here qet gjith zapti pe vret
Osman Breca koka ra në hendek
Ja spo nihet qeni ja spo qet
O ku na i kije ooo Osman zaptitë
Mu kanë mshefë ooo nëpër ravina
Ooo bjernaj shpejt ooo kerret me trina
Oo ti ngarkojna ooo këto stërrvina
Ooo të ja qojna Pashës ooo tu Prishtina
Aaa në kerre ooo i kanë ngarkue
Ngat Prishtinës kur kokan shkue
Ooo kur janë dalë oo në fusha në do ara
Thmia e shehrit oo u dalshin përpara
Të lumt na të lumt katunart me dardha
Nuk janë dardha këto kerre o thmi
Ooo po këta janë zaptija e mi
Shaqir Igrishta i Llapit o i ka gri
Ja qoj Pashës o me i shti turrshi
Oj Martin oj qeherdare
Çausht Mretit tonë ja qite fare
Ooooo dy në ketë Llap e nja në Dibër të madhe




Burimi/Facebook/Fahri Xhara


Leave a Reply