
Ne foto Autori i shkrimit
Teologu dhe filozofi famshëm i mirënjohur i ekraneve shqiptare Arian Curri, për intelektin e të cilit unë kam respekt, sapo ka thënë në Top Channel, se ai ishte një zbulim mediatik i Arjan Canit. E vërteta është pak më ndryshe. Zoti Curri është zbulim dhe investim i drejtpërdrejtë i Shkelqesisë së Tij Anastas Janullatus, i cili e mori Currin nga Përmeti dhe e dërgoi në Athinë në shkollë për prift. Arjan Cani me porosi të shkëlqesisë së tij, e mori Currin dhe e bëri yll ekranesh, kjo falë edhe aftësisë së tij. Kjo falë edhe politikave të zhdërvjellta të katolikut nga Lezha Sandër Frangaj të Klanit i cili për të kompensuar telenovelat turke, duhet ti jepte dicka edhe grekëve.
Curri sapo deklaroi në Top Channel, se nuk ka Islam shqiptar as orthodoksi shqiptare. Islami është arab dhe turk, ndërsa orthodoksia sido që të dridhet e përdridhet fundin e ka në Greqi. Kjo tezë tregon besnikërinë e Currit ndaj Shkëlqesisë së tij, i cili punon fort prej 30 vitesh që orthodoksët shqiptarë të greqizohen. Që kjo të jetë lehtësisht e përtypshme, duhet të japim leje muslimanëve që të quhen dhe të ndjehen turq apo arabe, ndërsa katolikëve Romakë. A e kuptoni cdo të thotë media dhe si përgatitet me kujdes opinion publik?
Nëse orthodoksët ndjehen grekë, dhe muslimanët turq, dhe katolikët romakë dmht nuk ka më Shqipëri dhe kjo është bomba atomike që deshi ta parandalojë Rilindja Kombëtare kur tha: Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit është shqiptaria. Ata e dinin mirë këtë film dhe e dinin mirë cfarë gatuhet. Muslimanët turq, orthodoksët grekë, ndërsa katolikët romakë eshte formule shume e rrezikshme. Kush nuk pranon formulën niset refugjat në Gjermani ose kudo tjetër. Ndryshimi i Currit nga filozofët e tjerë në këtë vend është se atë kishte kush ta zbulonte, ndërsa të tjerët jo. Sepse media nuk zbulon askënd pa porosi.
Këtu i detyrohemi Mark Zukembergut një falenderim të madh me të gjithë poshtërsinë dhe censurën që na përball, sepse ai na ka dhënë një mundësi dhe një dritare ku ne t’i kthejmë përgjigje Currit, Top Kanalit dhe Regjisë së Tiranës, pasi t’i urojmë shëndet dhe mbarësi. Zoti Curri ka nje super avantazh, qe nuk ka kush t’i ktheje pergjgije, sepse pala tjeter eshte ne autobus ndaj dhe ai i perfaqeson mrekullisht edhe ata kur del neper intervista. Pra idea eshte, ti mesojme njerezit qe Shqiperia i takon Turqise dhe Greqise dhe Romes, me konsensus.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Por Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
Me respekt, Kreshnik Osmani, Filozof, Teolog, Jurist, Ekspert i Marredhenieve Nderkombetare. Lauruar jo ne Athine por ne Beirut. Takuar me diplomatet me te medhenj te planetit prej moshes 21 vjec.
Pak me kujdes Regjia Qendrore!
Burimi/Facebook


Leave a Reply