Në afërsi të qytetit Brescia, sot pasdite u zhvillua një aktivuet përkujtimor me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Siç ishte dhe njoftuar, veprimtaria u organizua nga shoqata internacionale “InterAction”, Shoqata Alba Calcinato” dhe Federata Nacionale e Shoqatave në Itali.
Grupi i Përkohshëm i Punës kishte përgatitur gjithçka dhe regjizorja e talentuar tiranase Valbona Xibri ngriti siparin e aktivitetit në emër të këtij Grupi. Prezantoi personat që parapërgatitën eventin, shprehu mirëseardhjen të pranishmëve dhe theksoi rëndësinë e përkujtimit të kësaj date historike për kombin tonë. Ndërkohë prezantoi moderatoren së cilës i kaloi stafetën.
Dr.ssa Ninfa Pema, lindur në Tiranë me prindër nga Korça dhe Shkodra, citoi fjalët e para: “Kosova, dhimbje; Kosova, krenari”. Shprehu mirëseardhjen të pranishmëve, përmendi fazat në të cilat do të kalonte aktiviteti dhe na ftoi të këndonim Himin Kombëtar bashkë me sopranon e njohur Anila Hoxha Gjermeni Më pas i dha fjalën Konsullit të Republikës së Kosovës në Milano, zotit Driton Blakçori. Ishte hera e parë që vinte në aktivitetet tona dhe i emocionuar solli përshëndetjet e shtetit të Kosovës. Me shumë respekt foli për punën e përkushtuar në nderim të datës 17 shkurt 2008, që është edhe Dita e madhe e Pavarësisë së Kosvës.
Ishin përgatitur dy referime. I pari e mori fjalën mësuesi Ndue Shabaku, i cili solli disa argumente historike dhe disa faktorë e rrethana që luftën për çlirimin e Dardanisë e karakterizojnë të drejtë.
Një ekspoze ndryshe nga fjalimet akademike, për skenarin dhe bilancin tragjik të luftës së popullit Kosovar, solli me shumë emocion e delikatesë shkrimtari durrsak Robert Shkurti. Në fillim bëri një vlerësim të përgjithshëm të luftës kundër agresorit barbar. Më pas tregoi si influencoi shkëndija në një takim mes atdhetarësh, kur një bashkëkombas nga Suhareka i tha që në Luftën e Kosovës, vëllai i tij kishte rënë heroikisht. I nxitur nga kjo, artisti patriot shkoi në Kosovë e mori të dhëna për romanin e tij. Përmendi në fjalën e tij disa biseda, akte heroike, mnçurinë e femrave kosovare e tj, çka i dhanë rrëfimit tij ngjyra rrënqethëse. Të gjitha këto i ka brendashkruar në romanin e tij, të cilit i kishte mbetur e vetmja kopje.
Tepër emocinuese ishte fjala shqipe e arbreshit artist e atdhedashës Mimmo Imbrogno. Ai drejton shoqatën me emrin “Vëllezrit Arbresh” dhe e përjetoi Ditën e Pavarësisë së Kosovës edhe të tyren. Solli disa kujtime nga momentet kur ka qenë mes komunitetit tonë dhe çmoi shumë lëvizjen kulturore e na porositi që ta ruajmë gjuhën siç e ruajtën arbreshët. Të gjithë ne çmuam një vëzhgim të tij, i cili u shpreh se pjesëmarrja e rinisë është shumë e rëndësishme për mbajtjen gjallë të kulturës dhe gjuhës sonë.
E kush tjetër di të sjellë entuziazëm në takime të tilla, veçse e nderuara Koordinaore pranë Konsullatës sonë në Milano, e kudondodhura Luljeta Cobanaj! Gjejmë rastin ta falënderojmë për ndjekjen me prioritet të gjithë lëvizjes sonë kulturore, veprimtarive të shkollave shqipe, ndjekjes së problemeve të komunitetit tonë në Veri të Italisë. Edhe ajo në rolin e oratores çmoi Ditën e Pavarësisë së Kosovë. Pastaj përmendi edhe përvjetorin e bukur të bashkimit të dy konsullatave të të njëjtën sede.
Moderatorja e veprimtarisë ftoi të përshëndesnin disa persona nga të gjitha grupet pjesëmarrëse. Na nderuan në fjalën e tyre drejtues shoqatash e veprimtarë si; Alma Alma Shala Marku, Florinda Lleshi, Vojsava Shkurti, Tonin Ndoi, Dava Gjoka, Ylli Sala, Astrit Hysko, ing Ferid Kora, avv. Artan Bashli, Artan Abazaj, (i cili kishte ardhur nga Firenze).
Tashmë, është bërë e modës që nuk ka festë, pa artistët tanë. Prof. RajMonda Mara përshëndeti të pranishmit e solli një poezi të autorit D. Agolli dedikuar Kosovës. Nota argëtimi i dha aktivitetit maestro i muzikës Skender Gobja. Pas fjalës së tij, artisti arbresh Mimmo Imbrogno mori kitarën. Më të shoqëroi një kolazh me këngë arbreshe me emocione të forta e nota prekëse. Përsëri para të pranishmëve, këngëtarja popullore në këtë rast, Anila. Së pari na rrëqethi me këngën kumbuese “Baresha”. Ndërkohë, moderatorja i drejtoi dy pyetje. Artistja e madhe Anila Hoxha ju përgjigj që në skenën operistike ishte ngjitur që 14 vjeçe, ndërsa këngën e ka filluar që 7 vjeçe. Ndërsa pyetjes tjetër iu përgjigj që motivet patriotike i kam brenda vetes, sëese adhuroj atdheun, popullin tim. Kjo më shtyn të gjendem mirë mes bashkatdhetarëve, kur kam kohë, që të përcjell këngën e kultivuar, dhe e dyta, Kosovën e kam fqinje të qytetit të lindjes. Ndërkohë ajo këndoi me shumë pasion e adhurim për heroin Adem Jashari. Momente gëzimi të madh solli edhe dueti i improvizuar Gjermeni-Imbrogno, të cilat na ftonin të këndonim në kor. Atmosferë që vazhdoi gjatë një rinfresco të servirur nga kuzhina shqiptare. Sorpriza e vërtetë ishin ballakumet, nga çifti i mrekullueshëm Mira e Durim Moli!
Burimi/Facebook


Leave a Reply