Problemet në PD dhe në politikën Shqiptare e kanë zanafillën tek lista. Ajo listë që kryetarët e partive me marrëveshjen Berisha- Rama për kodin zgjedhor në 2008 është ekskluzive i kryetarëve.
Pra deputetët dhe të zgjedhurit e tjerë, me përjashtime të vogla që përforcojnë rregullin, janë produkt i përzgjedhjes së kryetarëve dhe jo të elektoratit.
Dhe është krejt normale që kryetarët të vënë në lista njerëz që iu përshtaten intresave dhe projekteve, shijeve të tyre më shumë se politike, njerëz që nuk jo nuk pritet tiu dalin ndonjë herë kundër por as ta mendojnë një gjë të tillë.
Ata kanë përcaktuar modelin e ” butakut politik” të kandidatit apo deputetit i cili është i kënaqur vetëm të jetë në listë.
Dhe për 4 vjet apo edhë , ca edhe gjithë jetën, e kanë në mendje vetëm te lista e kryetarit dhe renditjen e tij në të.
Kjo e ka kthyer politikën në një listë të madhe me disa fletë që dallohen vetëm nga siglat e partive e emrave të kryetarëve që i firmosin.
Kjo listë ngjan aq shumë me “listën e Çiçikovit ” tek romani i Gogoloit ” “Shpirtëra të vdekur “, se të vdekur e të pa kallur janë edhe këta, jo vetëm politikisht.
Janë thjeshtë shifra, numra në një listë dhe kështu e perceptojnë edhe veten si numra në listë .
Prandaj mos prisni që ata të prodhojnë politikë madje as të mendojnë politikisht .
Shkoni sjelljet dhe veprimet e tyre, të gjitha janë në funksion të listës së kryetarit .
Të kuptohemi, nuk është se ata nuk ja shohin hairin listës, ja shohin që çke me të, në të gjitha aspektet. Problemi është që listës nuk ja sheh hairin populli dhe zgjedhësit, se këto lista nuk janë bërë e zgjedhur nga ata e për ata, por nga kryetarët e për kryetarët .
Dhe që të jesh në listë mjafton ta kesh mirë me kryetarin gjë që kushtëzon sjelljen e tyre rreth këtij fakti .
Njëri prej këtyre , para ca vitesh kur un i kërkoja Bashës përfaqësim dhe mbështetje më të madhe për të përndjekurit politikë antikomunistë, më tha: “Të lutem shumë ,mos ma mërzit kryetarin ! ” Sot është me tjetër kryetar , por sigurisht që për të nuk ka rëndësi emri i tij , mjafton të mos mërzitet kryetari i radhës kushdo që ata mendijnë se është apo mund të jetë ai !
Sa të jetë ky kod zgjedhor, që në fakt është një krim zgjedhor, se i ka hequr popullit të drejtën për të zgjedhur vetë përfaqësuesit e tij, do të kemi vetëm lista kryetarësh Çicikovë !
Nuk kanë ndonjë detyrim ndaj zgjedhësve, elektoratit se nuk i kanë zgjedhur ata !
Dhe sa të jenë këta “deputetët listë” ky kod nuk ka shanse të ndryshojë !
Mos prisni asgjë nga ata që e konsiderojnë veten e tyre thjeshtë një emër në listë, përveç veprimeve instiktive për të mos mërzitur kryetarin që bën e firmos listën .
N.Ç
Burimi/Facebook


Leave a Reply