Eva,
e para femër artisur në brinjën e ADAMIT.
dashuri vegimore me sytë e dëshirës, të pendimit.
Eva, belbëzim drithërues i zërit burrëror
e para grua zgjuar me ëndrrën në kraharor.
Kjo pema misterioze në kopshtin e EDENIT!
krahëprerë lëshoi hijen idhnake të dyshimit.
Dy kafshata njohurije u njomën nga lëngu i mollës
lakuriqsia veshi syrin e vagëllimtë të EVES.
Cilës aromë ndjellëse zemra rebele ju dha!?
Aureola femërore e ndrojtur mbi flokë ra.
Qiellorja – vello nusërie mbi supet zbuluar
trëndafili gjakos buzën flakëruar.
Ndërsa në sfondin përbuzës rri penduar
mëkati, fruti i mollës kafshuar…
(Kam marrë shkas nga Zanafilla, libri I parë i Bibles)
Tea
Burimi/Facebook


Leave a Reply