Por ne fakt nata e djeshme ishte, ne nje sens, nje koncert, nje kujtese e mall per me te bukurat kenge. A qene me te “bukurat”? Afermendsh ka dhe shume kenge te tjera, ne mos dhe me te bukura qe mund te perzgjedhesh. E rendesishme eshte qe ne edicionrt e fundit sillet kujtesa muzikore nder vite, shenje nderimi per vete festivalin dhe traditen e tij, shenje respekti per artistet qe e kane mbajtur mbi shpatulla ate, por dhe nevoje komunikimi kulturor estetik me publikun e sotem. Jane kenge qe mbeten, koha i ka selektuar dhe memoria kulturore i ka mbajtur. Por sa kenget e mirefillta konkuruese ne kete festival ngjasojne me keto: si kompozime, tekste poetike dhe interpretime vokale? Jane si nata me diten.
Cilesia e kompozimeve ne pjesen me te madhe te kengeve le per te deshiruar. Me aq sa shije muzikore kam, nuk e dalloj dot nje motiv shqiptar, sado i larget e i perpunuar qofte. Nuk jam arkaik, as partizan i pranise mediemos te motivit muzikor mirefilli “shqiptar”, se hapesira jone gjithsesi e vogel eshte, sikunder krijimi si i tille nuk ka pse i gjegjet vetem kesaj “hapesire” motivesh, temash, pelqimesh, pasi eshte po aq universale dhe spirituale. Le te shfrytezohen tema e motive afer nesh, sikurse ritme e modelime muzikore bashkekohore qe jane zoteruese sot ne bote, kjo veçse e modernizon festivalin. Por ato duhet te vijne bukur dhe te jene te qarta. Dhe ligji i pare ketu eshte melodia. Gjithnje e me pak ndjej neper kenget e sotme melodine e embel, depertuese e te rrokshme nga degjuesi. Ne vend te saj shoh perzierje dhe ekstravaganca, qe e bejne me shume nje klithje e çjerrje kengen.
E dyta eshte mungesa e teksteve cilesore. Mungojne poetet. Poete behen kengetaret qe derdhin padijen e tyre ne tekste shoqeruar nga dhe nje vulgaritet i tmerrshem. Nje kenge e bukur, pa nje tekst qe percjelle ndjeshmeri te thella shpirterore, mesazh dhe bukuri fjale pietike, nuk mbetet, e merr harresa sakaq.
E treta, ku jane kengetaret qe i japin tonin nje festivali kombetar, si kjo nata e djeshme? Nuk duan te marrin pjese vete apo nuk i ftojne? Kur ata mungojne, skena mbushet me te rinj ende te pasprovuar per nje festival si ky i RTSH, ende te panjohur, ende pa nje publik qe i do dhe i ka vleresuar paraprakisht. Festivali i RTSH nuk eshte nje eksperiment te rinjsh a nje performance e çastit, por nje konkurrim i kualiteteve me te larta te muzikes shqiptare ne te kater nivelet: kompozim, poezi, interpretim vokal, orkester. Festivale te rinjsh le te organizohen veçmas, por jo te pushtojne krejt nje festival… A erdhi te publiku nje cilesi, synim dhe arritje e tille? Une them, JO!
Burimi /Facebook


Leave a Reply