Së shpejti lexuesit do t’a kuptojnë rolin dhe misionin epik,të Atletëve të Lirisë së Kosovës, betejat e tyre titanike, te vështira dhe të pabarabarta, për liri, drejtësi, barazi, dinjitet, humanizem dhe vlera euroatlantike.
Betejat e tyre në gjakim te shembjes se kufijve mes jetes dhe vdekjes, mes drites dhe territ, mes roberisë dhe lirisë,ne një arenë gladiatoresh dhëmbegjak, të betejave mbinjerzore për mbijetesë dhe luftë me shekujt dhe sfidat e padrejtësive dhe të diskriminimit në këtë tokë të sertë dhe nënqiell ku lozin dorë për dore vallen e jetes dhe të vdekjes luajte, dhelpërat, hijenat dhe shqiponjat plisabardhe!
Atletet e Lirisë, këta luftetarë arbnorë duarthatë, me krahërorin dhe krenarinë e plagosur, nuk u ndalen ditë as natë, ne luften e tyre për driten dhe për nderin, në maratonat biblike te fjalës dhe beses së Gjergj Kastriotit, nën këmbët e te cilit u gjenjëzuan ditën kur dhanë betimin e lirisë.
Pas disa javesh ne Kosovë do kthehen Atletet e Lirisë, mu ashtu siq u kthy Skenderbeu me 300 liberatorë, aty ku e thërriste liria, besa dhe atdheu!
Atletet e Lirisë do ta kenë në duartë e veta ata të cilet kurrë nuk e besuan apo nuk deshen t’a besojnë se çfarë ngjyre ka gjaku, nga rrjedhin gjithë ato djersë te mbështjellura me pelhuren e bardhe te natës se parë të vorrit,apo si t’a kafshon shpirtin dhembja, vetëflijimi dhe sakrifica për driten dhe për lirinë, si dhe ata të cilet lehnin nën hije edhe atëhere kur nuk kishte rrezik nga ujqerit!
Atletet e Lirisë, barten gurë mbi shpatullat e tyre të njoma, per të ndertuar ura aty ku kishte lumenjë…për të lidhur malet e Kosovës Dardane me fushëbetejat e A.Linkolnit, N.Bonapartes, W.Churchillit dhe te Gjergj Kastriotit…!
Atletet e Lirisë gjithëmonë kthehen…! GjD
Burimi/Facebook


Leave a Reply