Çdo akt dhune është i dënueshëm , i pa pranueshëm dhe primitiv, si kur ndodh ndaj një politikani ashtu edhe ndaj një qytetari të thjeshtë.
Goditja me grusht e Berishës është një akt barbar, por nuk është fenomen, vetëm shqiptar. Berlusconi, Macron etje pelikanë të tjerë janë sulmuar në të njëjtën mënyrë në mos më rëndë e ne vende me demokraci te konsoliduar .
Përdorimi i politik i dhunës është fenomen shqiptar .
Berisha dhe Meta akuzuan direkt Edi Ramën për këtë akt dhune.
Mund të kenë edhe të drejtë ne rastin konkret , por ata janë të pabesueshëm në deklaratat e tyre për këto ngjarje .
Berisha ka akuzuar për vrasje çdo kundërshtar politik dhe i ka mohuar më pas ato .
Ka akuzuar Nanon se vrau Azem Hajdarin, Ilir Metën se vrau dy veta në guroren e tij Dajt , akuza publike që kanë prodhuar zhvillime politike tl dhunshme e janë shoqëruar me viktima.
Dy të vrarë në Rastin e revoltës për vrasjen e Hajdarit, një i vrarë e dhjetëra të dhunuar e arrestuar, përfshi edhe Berishën ,në rastin e akuzave ndaj Metës .
Më pas i ka mohuar të gjitha këto e ka bërë marrëveshje e koalicione me të akuzuarit .
Në praktikat hetimore ka një logjikë.
Hetimi nis duke përcaktuar së pari atë që përfiton më shumë nga ngjarja në hetim ?!
Në rastin konkret kush përfiton më shumë Berisha e Meta apo Rama ?!
Berisha është mjeshtër i përdorimit të këtyre situatave të dhunshme në politikë edhe kur u ndodhin të tjerëve, jo më vetë atij. “Grushtin” e ktheu sot në një kapital politik pasi i shërbeu për qëllimin e organizimit të protestës së tij , tërheqjes së vëmendjes së medias ndërkombëtare . Të gjitha kanë lajm grushtin ndaj tij, jo ato që ai tha për Ramën. Por emri i tij ishte në krye të lajmeve jo si problem ,siç është trajtuar deri tani ,po si viktimë . Dhe ai këtë donte të arrinte me protestën.
Me pak fjalë ja doli, me shume falë grushtit që mori në fytyrë se sa nag protesta .
Por me qëndrimin pas grushtit, dëshmoi dy standarde të qëndrimeve të tij ndaj dhunës politike .
Mu kujtua komenti i tij kur barbarët e tij dhunuan, në të njëjtën mënyrë , Roland Bejkon në oborrin e PD ditën kur ai sulmoi selinë e sajë po me dhunë : “Ishte sherr për probleme personale midis tyre ” -tha Berisha edhe pse sulmi dhe dhuna ndaj Bejkos ishin, qartësisht politike e të frymëzuara nga ai .
Vetëm një hetim i saktë i çështjes mund ta nxjerrë në pah të vërtetën edhe pse ka pak gjasa që Berisha ta pranojë.
Gjithsesi politikisht Berisha sot përfitoi goxha nga ngjarja dhe sido që jetë e vërteta dhe përfundimi i hetimi t, ai ja arriti qëllimit .
Kur argumentoja në media ,faktin që protesta këtë datë ishte e gabuar, këtë kisha parasysh, që ishte një mundësi për çdo qeëbësirë abtishqiptare brenda e jashtë vendit për të kryer akte dhune me qëllim prodhimin e lajmit që do të zbehte rëndësinë e Samitit të BE në Tiranë dhe të godiste perpektivën euroatlantike të vrndit .
Si në rastin e vizitës së ish Presidentit amerikan Bush. Ata që ishin kundër efekteve të sajë pozitive për shqiptarët, prodhuan një lajm fals, sikur shqiptarët i vodhën orën në Fushë- Krujë, për të zbehur rëndësinë e asaj vizite historike .
Samiti i BE dhe vizita e Presidentit Bush janë dy ngjarjet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri, të dyja u tentuan të zbehen nga lajme e ngjarje të prodhuara artificialisht .
Ata që përfitojnë prej tyre, në planin e brendshëm janë gjithnjë politikanët dhe në atë të jashtëm antishqiptarët .
Të vetmit që humbasin, si gjithnjë, nga këto fenomene, janë shqiptarët e thjeshtë, Shqipëria dhe Kosova .
N.Ç
Burimi/Facebook


Leave a Reply