Shumë majtistë në fakt janë të gëzuar se si një dorë e pabesë, paskërka bërë drejtësi, ndërkohë që kanë një dekadë që kanë reformuar drejtësinë dhe ajo juridikja nuk ka ngritur një akuzë. Paradoks i madh i leftistëve shqipar që shqyhen për bërjen e Shtetit dhe drejtësisë dhe shpagohen nga grushti i njërit me kartelë.
Gjithsesi përtej aktit, zhvillimi i sotëm është domethënës në planin politik. Ai paralajmëron një stinë konfrontimesh e cila besoj nuk do të zhvillohet më në planin tradicional verbal të debatit e akuzava.
Ai duket se do të zhvendoset në material dhe fizik.
Pushteti është një barrë e madhe. Ata që mendojnë se mund ta posedojnë atë me kalimin e viteve bëhen rob të tij. Aq më tepër në Shqipëri ku ndarja e pushteteve është formalizëm. Pushteti do ndjek shtratin e tij për tu bër total. Kështu kur kalohen më shumë se dy mandate, atij në krye i vjen natyrshëm të ndjehet i plotfuqishëm. Pushteti është droga më e fortë, edhe kur nuk ke më përkrahje e legjitimitet nga populli është e zorshme të shkëputesh.
Është e qartë që për këtë lloj pushteti që është shtrirë e ka marr rugën për tu bërë total të vjedh e tjetërsoj zgjedhjet vetëm e vetëm për tu shtrirë në çdo qelizë të jetës shoqërore është ktejt normale.
Kur qëndrat e tjera të pushtetit nuk binden të strukturohen me pushtetin qëndror që kërkon të bëhet total, por madje kundërvihen, atëherë përplasja do të zhvillohet në planin material e fizik.
Loja e përbashkët funksionon deri në momentin që qëndrat e pushtetit opozitar të strukturohen në atë qëndror, në të kundërt përplasja është e paevitueshme.
Kudo në botë kështu është kur pushteti qëndror kërkon të bëhet total.
Cfarë ka ndodhur ndryshe nga herët e tjera? Besoj mandati i tretë për mentalitetin e liderrave shqipar i shfazon totalisht drejt delirit të omnipotencës
Ndoshta ka ardh koha që kasta të përplaset mes veti.
Ps. Një lapsus i një eksponent të opozitës më bëri përshtypje nga çpo lexoja sot në media, tek i uronte kryeministrit të mos ishte pjese e skenarit…Sa ja dashka të mirën mendova aty për aty
Burimi/Facebook


Leave a Reply