Ftesa e Berishës për një bashkëpunim afatgjatë me tre deputetët socialistë duke lënë të hapur mundësinë për t’i futur në listat e PD-së për zgjedhjet parlamentare, kundërshtohet nga vetë demokratët. Një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, shprehet kundër futjes në listat e kandidatëve të PD-së të tre deputetëve të porsa larguar nga PS-ja, si: Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli. Në profilin tij në Facebook, Mustafaj u kërkon miqve të tij që të kundërshtojnë mbushjen e listave të PD-së me të larguarit nga PS-ja si të pavlefshëm. Një ndër themeluesit e PD-së , thekson se kjo forcë nuk mund të kthehet në një “kosh plehrash”. “Ju drejtohem në këtë rast të gjithë miqve të mi, që janë ndjerë dhe e kanë treguar veten si demokratë para vitit 2005. Dua të sjell në vëmendjen e tyre një thashethem që po qarkullon sikur Berisha do të fusë Kastriot Islamin në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së për Tiranën. Si do të ndjeheshit ju nëqoftëse Berisha na kërkon të votojmë për të bërë deputet Islamin? Unë për veten time si demokrat do të ndjehesha shumë keq. I ftoj të gjithë demokratët, që mendojnë si unë, t’i shkruajnë Berishës në faqen e tij në FB për t’ia shprehur mendimin, qoftë për Kastriot Islamin, e qofte për dy socialistët e tjerë që PS-ja i nxori jashtë vetes si të pavlefshëm. Nuk mund të bëhet kosh plehrash PD-ja, që është partia më e madhe e vendit”, shkruan në profilin e tij, Besnik Mustafaj.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply