Më 1852 kompozitori i shquar italian Gioachino Rossini shkoi për herë të parë në Paris. Atje i bëri vizitë një shokut të vjetër të shkollës, të cilin e gjeti mjaft të shqetësuar për të vëllain që i shkonte ushtar. Po të kishte mundësi të paguante, ai mund të shpëtonte nga ushtria.
– Organizo një koncert për të, – i tha Rossini.
– Vetëm në qoftë se më ndihmon ti duke më shoqëruar në piano, – i tha miku nga Parisi, – ndryshe nuk do të arrij të marr as shpenzimet e koncertit.
Rossini pranoi të merrte pjesë në këtë koncert. Kjo ishte hera e parë që kompozitori i famshën paraqitej para publikut parizien. Kjo bëri që shuma e mbledhur të ishte mjaft e konsiderueshme.
Burimi/Facebook


Leave a Reply