Dikur, kur në “vërshimin lumor” të emigrantëve shqiptarë drejë kufirit jugor, u ndodhën edhe mjaftë aktorë shqiptarë që pranuan të jenë njerëz të lirë, duke iu nënshtruar punës së krahut, me ndrydhjen e talentit të tyre. “Bota Shpirtërore”e tyre, thuajse po venitej e gati po shuhej! Mbyllej kështu një “perde e vjetër” nga e kaluara dramatike dhe hapej proçesi i mbijetesës nga “Alfa e Alfabetit Grek”, që dëftente punën e rëndë e “varrosjen e talentit”, në inversin tjetër, të gjetjes së vetvetes në ajrin e lirisë e të vetëdijes së personit…Krahas hapjes së kufirit, uljes së armëve dhe bujarisë së popullit fqinjë aq “të largët”, që u bë aq “i afërt”dhe u hapi dyert e shtëpive, u shtroi bukë e u dha punë e mundësi jetese, të ardhurve të raskapitut nga diktatura e gjatë. Dy regjisora grekë, xhiruan menjëherë filmin me nje subjekt shqiptarë e me titullin po shqiptarë: “Mirupafshim” që donte të thoshte “Mirësearrdhët”, ku do të interpretonin së bashku artistët e të dy vëndeve e ku do të debutote i madhi ynë Kadri Roshi me të madhen Margarita Xhepa e ku matetriali dokumentar i freskët do të gërshetohej e harmonizohej me subjektin që përcillte ky realitet i dhimbshëm. Dhe menjëherë , një regjisor Arvanitas realizoi filmin artistik “Dashuria erdhi nga largë”,ku me të vërtetë, këta njerëz të raskapitur, sillnin edhe mjaft dashuri me vete, ëndërra, tok me dëshirën për të qënë edhe puntor të mirë e të dobishm, për vete e për vëndin ku vajtën. Dhe ku Regjisori Manusho Manushaqi e pa të arsyshme që rolin kryesor të argatit shqiptar ta interpretonte nje artist grek, më së tepërmi si simbol, për të rrëfyer se jemi i njëjti popull e të njëjtët njerëz , me shpirt e zemër. E, përreth këtij personazhi, që e fliste edhe ndonjë fjalë shqipe, do të interpretonin edhe katër aktorë shqiptarë:Laert Vasili, Nikolla Llambro, Armando Dauti e Aleksandër Rapi. Që do të pasohej edhe nga regjisori tjetër Arvanitas Filipos Cipos, me filmin “Akademia Pllaton” me subjekt krejtësisht shqiptar, që nga koha e luftës së ftohtë , kur nëna humbet djalin e vëllai vëllan, për ta gjetur njëri- tjetrin, vite më vonë, në rrethanat e emigrimit masiv e ku roli kryesor do t’i besohej ish studentit tim Anastas Kozdine, i cili do të interpretonte përbri aktorëve te shquar grekë Titika Sariguli dhe Andoni Kapexopullos. Duke u “kurorëzuar” vite më pas, me shfaqjen teatrale për Legjendën e Kostandinit me Doruntinën, ku aktoria jonë e madhe Margarita Xhepa, do të interpretonte përbri pesë aktoreve të tjera ballkanase e do të cilësohej më e mira ndër to…Po realizohej kështu, një ëndërr e madhe!
Prioriteti i artistëve shqiptarë në këtë realitet krijues e mbijetese, është vlerësuar edhe nga vet aktorët e vëndit fqinjë, si përgatitje arti, me bazamente profesionale të forta e bashkëkohëse, aq sa Zonja e Artit Grek Sariguli, me një përvojë të gjatë skenike e kinematografike, thoshte haptazi se “regjisori ynë, të gjithëve na kthente në prova, po jo aktorët Shqiptarë”, si edhe më pas, arriti qe njeri nga artistët greke, të përulej para artistes së Popullit Margarita Xhepa, në një promovim arti publik e t’i puthte dorën në shenjë respekti..Dhe akoma, kur personalitete të artit viziv Grek, si Manushaqi, Piatas, Andonopulos, Perelis, Melenaqi e të tjerë do të shprehen për aktorin tonë Nikolla Llambro në superlativa të pakursyera, për vlera bashkëkohëse që bëjnë kthesë në serialet greke të filmit…Në këto rrethana, artistët tanë krijuan Shoqatën “Aleksandër Moisiu” që nuk jetoi gjatë, për vetë koncepin e trashëguar nga e kaluara, se “artisti duhet të krijojë i lirë, i vetëm e jo në bashkësi, në“kope”, si njëherë moti…Mirëpo, më vonë, do të ndjehej në dhe të huaj, edhe nevoja e takimeve dhe e diskutimeve krijuse me njëri-tjetrin, domosdoshmeria e promovimeve, pse jo edhe e krijimi i shfaqjeve të përbashkëta teatrore, të ekspozitave të artit pamor , apo edhe të koncerteve muzikore, ndërkohë që komuniteti shqiptarë në Greqi po e arinte milionin, afërsisht… Atëhere u krijua Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptarë në Greqi (“Liter-Art”), që do të mbijetonte 16 vite suksesi, gjersa nisën tërmetet e pandemirat e do të “shkrihej vetiu” nga hallet e egzistencës e të izolimit…. Ndërkohë që ishte krijuar shfaqia e parë teatrore “Ndyrësira” në Shqip, nga Lefter Simoni, mbi racizmin e ksenofobinë që sapo kishte filluar të ndjehej mbi “shpinën”e refugjatëve të huaj. Që do të vazhdonte me dramën “Emigrantët “ të Morzhekut, nga aktorët Karafil Shena e Nikolla Llambro,-si shfaqie fituese në Festivalin Ballkanik të Teatrove në Korçë, si edhe në Vlorë, me shfaqjen “Xhordan” nga Gjenovefa Rredhi, po njëllojë-si fituese e kësaj kupe! Në skenat e Athinës po debutonte me sukses Laert Vasili. Nisën të viheshin në skenë spektakle, me trupa teatrore greke nga aktoria e regjisoria jonë, Katerina Haska, ndërsa në trupat teatrore greke të merrnin pjese, gjithmonë e me tepër, aktorët tanë Karafil Shena, Gjenovefa Rredhi, Marsela Lena, Merita Dabulla e tj.Titika Sariguli, realizon komedinë e Aristofanit “PAQIA” me aktivizimin e aktori tonë Festim Zaçe. Me spektaklet e mëtejshëm të Laert Vasilit, ndodhi edhe incidenti i padëshiruar i një “frenimi” racist prej “Agimit të Artë” gjersa ai, do të largohej fare prej këtij vëndi. Po artistët Shqiptar, do të vazhdonin përpjekjet e “luftën” e tyre të egzistencës si komb, jo pa sukses, me imponimin artistik e profesional të instrumentistëve shqiptarë, që përbënin orkestrën e madhe sinfonike në “Megaro Muziqi” të Athinës, po edhe me disa disa koncerte muzikore që jepte “Liter-Arti”, prej Kompozitorit Spartak Tili, me bashkëshorten, këngëtaren Anthulla Tili, disa ekspozita të artit pamor nga piktorët Leonidha Bullgari e Librand Dhrami, si edhe me një sëri promovimesh artistike e letrare të mirorganizuara, bile edhe me bashkpunime të rregullta me Lidhjen e Artistëve Grekë…Ndërkohë që u duken edhe shfaqjet e realizuara në Teatër nga regjisori ynë i ri Enke Fezollari e ne kinematografi nga Alimani. Nuk kushte pak kohë që Alimani, emigranti e miku ynë në Greqi, sapo kishte fituar një çmim në New York, duke përfaqësuar Greqinë, po njëlloj me çmimet e kineastit Shqiptarë Jani Zhonga të ERT-, ashtu sikundër i kishte ndodhur Lefter Simonit në Prishtinë (Kosovë), Nikolla Llambros e Karafil Shenës në Korçën tonë e Marsela Lenës në Festivalin Internacional të Butrintit, tek përfaqësonte Greqinë… E, ishte po kjo aktore që në njerën prej shfaqjeve të saj në Kryeqytetin Helen , publiku i edukuar Athinjot , pa e ditur se kush qe kjo aktore, nuk rreshtëte së duartrokituri dhjetra herë. Duhej të mbyllej perdja dhe shoqet e saja, aktoret greke, e vështronin me admirim, të magjepsura po njësoj .”Si ështe e mundur?!”,-tha njera prej tyre…Po Marsela nga Leskoviku (“Guri i thatë”,-siç i thonë), nuk fliste dot më….Heshtja fiste shumë më tepër!
Vitet e fundit , me artistët e rinjë të lindur në Greqi e ata që errdhën këtu, në mosha të vogëla e mësuan nëpër shkollat e këtij vëndi, u krijua një brez i tërë artistësh të talentuar që u dukën sidomos nëpër serialet e shumta te filmave televizive greke. Aq sa, sikundër thotë aktoria jonë Gjenovefa Rredhi, e cila dikur ka qënur nxënsia ime, “Kudo që të vesh sot, do të gjesh patjetër artistë të rinjë Shqiptarë”, të cilët edhe televizioni e vëndit i reklamon tani fare pa ndroje e paragjykime. Artistë që nuk fshihen më si dikur , po që krenohen se janë shqiptarë. Tashmë nuk befasohemi më me këngëtaren tonë në Qipro, Elena Furrera, që entusiazmohet kur takohet me kolegët e saj në Tirane e në Romë, duke bërë edhe shënjën e Shqiponjës me të dyja duart, me aktorin Dhmitër Kapurani lindur e ritur në Greqi, që merr disa çmime në Festivalin e Filmit të Selanikut, me ekspozitat e skulptorit të suksesshëm Ilirian Shima, me koncertet muzikore të këngëtarit Florian Dine, që erdhi 5 vjeçë fëmijë e kur shkoi në shkollë, pas një viti, i përshurnin çantën e shkollës ca fëmijë të prapë e të ndërsyer nga racizmi i trashëguar! Po, me ritjen e tij, kur ai do të fitonte , me mësime e punë shembëllore, vlera njerëzore e profesionale, si këngëtarë e aktor simpatik, (me pjesëmarjen e tij në serialin e filmit “Paraqitu!”), do ta ndjente veten të barabaertë me kolegët grekë. Pa e fshehur kurrë identitetin e tij dhe pa i bërë emrit të tij asnjë ndryshim e me asnjë “s” a “is” nga mbrapa!E njëjta gjë do t’i ndodhte edhe djalit simpatik nga Durrësi Vasil Miha,i cili do ta niste “udhën e ngjitjes” si futbollist, do të vazhdonte si modelist e do të zgjidhej, si aktori më i përshtatshëm për realizimin e serialit të filmit televiziv “Erotas Dhjafora” (“Dashuri e Pabarabartë”) e të “Në tokën e ullinjëve”, duke u shquar edhe si artist dy planësh krijuese, në të parin me zhdërvjelltësinë e komicitetin e një djaloshi të dashuruar dhe, në të dytin,me serjozitetin e një aktori me horizont e botë të brendëshme psikologjike , në rrethana të panjohura për të, kur do të interpretojë, pa asnjë stonaturë përbri aktorëve më të njohur të vëndit fqinjë dhe ku nuk do t’i mungojë as natyrësia e interpretimit organik. Aktorë shqiptarë të tjerë që bien ne sy me talentin e tyre do të gjeni tani edhe ne filmat serial “Deti i errët” dhe “Vitet më të mira”… Por, pse mos të ndalemi më gjatë, tek suksesi i Gjenovefa Rredhit në inskenimin e tanishm të veprës së Ornela Vorpsit që jeton në Francë “Vendi që nuk vdes kurrë”, realizuar në një Teatër të Athnës , ku ajo interpreton para publikut grekë, të gjitha rolet, për dy orë rresht , duke përdorur vetëm garderobën për sejcilin personazh e duke interpretuar nga skena emocionet e fuqishme që krijoi tek ne Diktatura e Egër. Apo tek rasti i jashtzakonshëm i debutimeve të njepasnjëshme të aktorit Nikolla Llambro,i cili, pse jo, shënon një kthesë të rëndësishme , nga filmat komercial e “limonadat” e dikurshme , të komedive të lehta , që pushtonin ekranet e këtij vëndi, me tradita të lashta të vlerave teatrore. Sepse , krahas kolegëve e regjisorëve vëndas, artisti shqiptare, sjellë përvojë të re, interpretime psikollogjike që zbulojnë edhe pafundësitë e shpirtit njerëzor, si karaktere të papërsëritshme, po edhe si eksperienca artistike të ndërsjella midis popujve fqinjë që kanë se ç’farë ti japin e marrin njëri-tjetrit. Me profile të tilla artistike si ky i Nikolla Llambros, me një botë të pasur e rrjedhëse, si pus i thjellë që nuk i dihet fundi ende. Që pasurohet më profilin krejtë të veçantë të Karafil Shenës, me fizionomin ekspresive të njeriut “djabolik” që shfaqet papritur e të befason nga asgjëja. Që mahnitesh me këngëtaren e zjarrtë Elena Furrera, e cila sikur vazhdimisht digjet në flakën e vet e përsëri ngjallet, ndritë e të rrëmben. Apo me një aktore tokësore si Marseëa Lena, e pashtershme me krijimet e veta, dhe me një tjetër akoma, si Gjenovefa Rredhi, që të rrëmben e s’të lëshon më, me forcën sugjestive të mendimit e të frrymës…
Mikja Greke, Mimi Denisi, e cila ka në Athinë Teatrin e saj , si edhe Studjo Aktrimi të vetën, për disa interpretime të së cilës (Ana Karenina e Perandoresha e Bizantit, Theodhora) kam shkruar në shtypin Grek e në atë Shqiptar,ka gjithashtu mbresa të larta, për djemt e vajzat shqiptare që aktrojnë në skenë e në film, si edhe për ata që studjojnë aktrim tek ajo dhe, më është lutur dikur që të interesohesha edhe pranë institucioneve shtetërore e atyre artistike, për pranimin e saj në Shqipëri, si vëzhguese për një farë kohe, sado të shkurtër , -gjë që nuk ma bëri “të bardhë” njeri prej Ministrave tanë të Kulturës, të cilët ndrrohen aq shpeshë!….Ndërsa miku tjetër i imi, nga Greqia, Paskalis Tcaruhas, (aktor e këngëtar njëherësh), do të ishte mysafir në Festivalin Ballkanik të Kames, njëherësh edhe fitonjës, me një personazh-Cub, që proteston ndaj ligjeve të padrejta të vëndit të vetë e delë malit! Dhe që, pas shfaqjes, gëzohej me ne në tryezë, me ethet e krijimit e me raqin tonë të fortë, duke i’a marrë edhe këngës shqip, në atë mbrëmje të LAMTUMIRËS, si të ishte me të vërtetë në shtëpinë e tij. Tashmë është krijuar kjo atmosferë e mirë e ndërsjellë, që lypset mbajtur , po ashtu edhe nga “kapistalli” i politkbërësve, nga të dyja krahët…
Athinë, 2 nëntor 2022










Burimi/Facebook


Leave a Reply