Njëjësia:- Të duash vërtet do të thotë të pasurosh, të kesh ekzistencë në dinjitetin përkatës, ligj që i bën të gjithë të ndjejnë unitetin e pamasë brenda vetes dhe bëhet aq e fortë sa të gjithë së bashku. T’i kushtosh energji reflektimit, mbi cdo dashuri kuptimi autentik i saj do të jenë kërkesat që ajo bën ndaj dikujt një lidhje e bukur me sensin më të lartë të lirisë dhe vlerë, që secili prej nesh konsideron ideale, pa pritjen e përjetshme të ceshtjes së pritjes :- të shohim” i pamjaftueshmërisë. Ky informacion që për më tepër përmban brenda vetes gjithë forcën e fshehur të një përgjigjeje instiktive, ku impulset më të mëdha do ti japin drejtim dhe kuptim një tjetër qëllimi, plani, devijueshmërinë . Të kuptosh në mënyrë të arsyeshme në rastësinë, do të thotë të kesh vëmëndjen që të edukosh te vetja rëndësinë dhe madhë shtinë e vlerave me të larta të sakrificë s njerëzore dhe horizontit që mer kuptimi i dashurisë njerëzore duke u zhytur në thellësinë e vlerave të kë saj fushe kaq magnetike. Çdo person është thirrur të dëshirojë të lulëzojë përmes kësaj lirie dashurie që e lartëson personin në vetë dialogun e përmes kësaj lëvizjeje integrale të bukurisë së përmbushjes së mundshme, një mënyrë tjetër të menduari në mënyrë krijuese. Njeriu si bariu që nget karrocën e tij drejt jetës dhe ku çudia me zërin e vet e sfidon hyjninë, thirr e thirr perëndinë e mendjes ve dorën te rrotat dhe godet vetëgjykimit me qetë që dha fati.
… dhe njëanshmëria!
Është bërë traditë që njerëzit e rinj që vijnë në jetën tonë familjare të respektohen me urtësi dhe dashuri njerëzore. Por ndonjëherë ky respekt i kalon të gjitha standardet e unitetit si një dashuri e tepruar përkëdhelëse se ai është miku, apo personi i rëndësishëm i njerëzve tanë etj dhe padashur ndërtohet një mur brenda shpirtit të njeriut nga anëtarët e tjerë të familjes.
Gjithkujt i ka ndodhur të mbajë mend ne vogëli që jo të gjithë femijët ishin delet e urta dhe të bindura, diku një dele e zezë do të thyente rendin e krijuar brenda trungut familjar.
Në fazën e rritjes, sherebela dele”, kalon muret nga njëra anë, por ju nuk mund të kaloni në anën tjetër, sepse vetë rregullat e pemës nuk e lejojnë degën të egër. Ndërsa delja e zezë nga njëra anë nuk mund të kalojë nëpër mur, nga ana tjetër vendimi i saj, predha, do të kalojë nga ana tjetër.
Dy gjëra absolutisht të ndryshme që krijojnë këtë përplasje përmes murit që delja dëshiron të kalojë ku njëra mban thundrën, për të kaluar dhe tjetra, e injoron këtë përplasje, midis objektit dhe murit.
Këta personazhe rriten: – delja e urtë që dëgjon dhe mban këmbën dhe kthen kokën për të marrë miratim nuk është si një dele e zezë që merr miratimin me kokën e vet. Të ndalemi këtu, mëma dhi” e njeh mirë delen e vet, do ti ledhatojë të dyve kokën por në një formë tjetër të njëjësuar njërit ia shpreh gabimet, ndërsa dashit me brirë ia kref gabimet nga frika se mos inati i tij i tepruar e rrëzon fare këtë mur familjar”, ku hijëzimet e dyanshme do të shfaqen me përshtatshmërinë si një efekt kërcyes, në dy anët në rritje, kur kutia e vogël e kartonit është në pozicion transformimi identiteti përpara, përmes trupave të fortë dhe të butë.
Qerrja e jetës do ti marrë të dy trupat në rrotullim dhe s”mund ti pengojë, rrota do të kalojë pakohën duke kthyer përsëri në fëmijerinë atë gjëndjen psiqike kur mëma, i”a krefte aq shumë brirët dashit nga frika se mos ai, i”a thyente muret, ndërsa deles së urtë i kishte ngelë në mendje se kjo gjë pikërisht ishtë njëanshmëria e cila kish kaluar nëpër trupin e saj memorje me gjithë gjoks, stomak e duar, thua se nuk bënin të dy të njëjtin veprim.
Padashur ky unitet devijon me rëndësinë që marrin vlerat e dashurisë në format e saj të pafundësisë, me rritjen e identitetit, reflekton mbi dallimet diferencat, duke na kujtuar dialektikën e Hegelit, apo Herakliti që shprehet se në cdo rrugë që do të ndiqni, toka është aq e thellë saqë nuk do të gjesh kurrë kufijtë e shpirtit.
Kjo nënshtresë e përjetshme e që arsyen e ka brenda arsyes, që nëse nuk është e plotësisht e mençur sa dhe pjesa tjetër e botës po ashtu e bën njeriun të mendojë absolutisht se gjithëgjërat janë kaq të çmuara dhe secila prej tyre e vetme në një botë e ndryshme.
Vlerë dhe e vërtetë përmes një pistë vrapimi ku morali stopon ushtrimin e mendjes.
Kisha kohë pa e dëgjuar veten kështu në një zë të vetëm që ish dhe sish imja, një zë që vinte nga realiteti ndryshe me pauza fushash të bardha të shtruara durimi . Një dialog heshtjeje dhe arsyeje. Ku njëherë bëhej budalla heshtja e tjetër herë arsyeja. Çfarë kotësi pasonte në mbushjen e pakohës. Një heshtje që origjinën e kishte në mesazhet e farës së zezë, errësirë. Gjithsesi hijet u lutën të mos flisnin me emër dhe në hije ska foldera, është një gjë tjetër. Një nga metodat më të rëndësishme të nënshtrimit psikologjik, një ndjenjë që nuk i lejon vetes hapjen por një dënim zemërimi i pajustifikuar për të kënaqur personalitetin e fryrë në paarsye, pa asnjë ndikim të dukshëm, por për nevoja kënaqësie të vehtëvehtes nga humbje vetëkontroll në çregullime emocionale. Arsyeja natyrisht qëndron në forcimin e imunitetit me një reagim të qetë dhe të matur si një preokupim përzierjesh mes rëndësisë me veten dhe dhënies së rëndësisë dhe vëmendjes së saj madje edhe dashurisë shtesë që anashkalon me durim inferioritetin dhe të menduarit nën distancën e sipërfaqes duke anashkaluar situatën me fleksibilitet dhe racionalitet.
E vërteta si realitet ose si arsye.
Ka ca kohë që s’kam folur me mikun tim Gëzimin’, sa herë i thosha eja mirëserdhe gëzim gëzuari, por ai si duket herë se si pëlqen të bëhet i dukshëm e herë se nuk beson te përshtatshmëria as te njohja e saktë e realitetit, as se për disa të vërteta realiteti egziston. Gëzim i dashur:- Shpirti tha Platoni ka njohuri të absolute. Një e mirë absolute që vendin nuknenka jashtë te qenia njerëzore por te shpirti brenda vetes te ajo që është më shumë e ndjeshme se te vetja jonë, se ndarja e shpirtit e pavdekshmja në kërkim është vetëm e vërteta, po aq ndryshe e pohoi Dekarti me përfaqësimin përballë vetes nisur nga vetëvetja. E rrymëzyar sot në modernitet e vërteta e mira dhe e drejta duke menduar ndryshe me Nicen ky pararendës i bashkimit të mendimit bashkëkohor për të vërtetën si një interpretim brenda interpretimi me krijim, si e vetmja formë mendimi dhe besimin e Platonit që e vërteta i deti fitohet vetëm me Zotin dhe gjitha është krejt hyjnore dhe unikja që do të drejtojë të gjitha gjërat de çfarë di për veten apo mendoj se jam, përmes dashurisë së pastër universale si një mundësi e prekjes së diçkaje, të hapjes së dyerve të të panjohurës ku vetë çudia është çelësi që hap kështjellën e të vërtetës!…
Është bukur të ndriçosh mendjen si një trokitje e mprehtë duke parë si sheh diell i rilindur me t”kuqen e vet në rritje.
Irina Hysi Ma.
Tiranë 22 Tetor 2022
( Botime ADA (ISBN 978-9928-362-69-8)
Burimi/Derguar nga vete Autorja


Leave a Reply