Një ditë nëna më kërkoi të dilnim bashkë nëpër dyqane, sepse donte të blinte një fustan. Shkuam në shumë dyqane dhe ajo provoi shumë fustane, por nuk i pëlqeu asnjëri. Unë nuk jam shumë i duruar dhe të them të drejtën u lodha.
Më në fund ajo provoi një fustan blu. Në pjesën e qafës kishte një fjongo. Nëna po mundohej me shumë vështirësi që ta lidhte. Duart e saj i kishte shumë keq nga artriti, saqë nuk mundej dot. Papritur padurimi im u zëvendësua nga një valë dhembshurie për të. Ktheva kokën anash që ajo të mos m’i shihte lotët dhe shpejt e mblodha veten dhe nisa të lidh fjongon.
Mbaruam pazarin, por ngjarja më mbeti në mendje. Gjatë gjithë ditës mendja më shkonte te duart e saj dhe te përpjekjet për të lidhur fjongon. Ato duar të dashura që më kanë ushqyer, më kanë larë, më kanë veshur, më kanë përkëdhelur dhe, mbi të gjitha, me to është lutur për mua, po më preknin tani në mënyrë të veçantë.
Atë mbrëmje vonë shkova në dhomën e nënës, ia mora duart, ia putha dhe i thashë se për mua ato duar ishin duart më të bukura në botë.
Burimi/Facebook/Kavaja info


Leave a Reply