I pari që më frymëzoi për të kënduar si solist ishte këngëtari popullor Ferid Selmani”:-thotë Bujari.
Ai më mbushi mendjen që të largohesha nga grupi i valleve,ku unë kisha filluar të punoja.Ai më paraqiti tek kompozitori dhe drejtuesit e orkestrës së “Shtëpisë së Kulturës” Xhavit Ujkani dhe Tonin Daija.”
Ku e aktivizuan që në koncertin e parë,me këngë popullore,ku Bujari këndoi këngë për “Naim Frashërin”, dhe duetin “Kur ti shof dy sytë e shkruem”, me Ferid Selmanin.
Publiku e priti shumë mirë si këngëtar i ri i këtij koncerti të datës 10 qershor të vitit 1978.
Si këngëtar,Bujari shquhet për individualitet interpretues dhe intuitë të madhe artistike.
Ka një zë me karakteristikat e një baritoni lirik.
Realizimet e tij të shkëlqyera,me nivel të lartë artistik,justifikojnë në radhë të parë atë si artist pastaj punën e studiuar që bën për t’u paraqitur para publikut me dinjitet skenik
Burimimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply