Sot, një grup luftëtarësh të UÇK në Kosovë, me Komandant Luanin etj, erdhën dhe përkujtuan 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-profesorit të tyre Maks Theodhori, në varrezat e Sharrës, në Tiranë.
Ishte viti 1992, kur këta bijë dhe bija të Kosovës, të inkuadruar në Partinë tonë të Unitetit Kombëtar Shqiptar, u strehuan në Tiranë dhe u stërvitën për të bërë luftë guerile për çlirimin e Kosovës. Të gjithë këta, që athere ishin 20-25 vjeç, u bënë kuadro dhe luftëtarë të shquar të UÇK, disa prej të cilëve ranë dëshmor.
Stërvitjen e këtyre 26 burrave dhe grave të Kosovës në këtë foto, në pikat ilegale të Tiranës, e bëri ish ushtaraku i devotshëm dhe tepër i specializuar Profesor Maks Theodhori.
Në këtë kohë janë përgatitur prej kuadrove të rëndësishme ushtarake të Shqipërisë edhe mjaft të tjerë, të cilët u specilizuan në fusha të ndryshme të artit të luftës çlirimtare.
Në shenjë mirënjohje për Profesorin e tyre Maks Theodhori, këta bijë dhe bija shqiptarë të Kosovës, pasi u dakordësuan me familjen, i ndërtuan bukur Profesorit të tyre banesën e fundit që të prehet i qetë, me misionin e shkëlqyer atdhetar të realizuar…
Burimi/Facebook


Leave a Reply