E degjova fjalimin dinjitoz te Rames, jo se prisja qe ai te belbezonte e te provonte se thjesht dinte te ligjeronte Anglisht, pasi aftesia dhe elokuenca e tij tashme jane ne nivelin me te larte te mundshem.
Edi Rama e beri Shqiperine faktor ne arenen nderkombetare dhe perpos halleve qe kemi brenda vendit ku jetojme, ne duhet ta pranojme kete perfomance te tij pa asnje diskutim! Ai e gjeti vendin e duhur t’i tregoi opinionit boteror, pikerisht ne kohen e duhur, ate te vertete therese mbi dramen tone kombetare, te cilen pak kush nga te ashtuquajturit dhe ashtumbajturit, lideret tane historike, ka mundur qe ta beje nje akt te tille sublim. Nuk mjafton thjesht guximi, per ta shprehur kete te vertete, por duhet autoritet absolut, i cili buron nga kultura e mjaftueshme dhe pervoja si burreshteti, qe te “imponosh” dhe te akuzosh drejtperdrejte Evropen e dehur dhe te shushatur nga deliret e suksesit mbi modelin demokratik dhe lirite civile, qe ajo trasmeton tash e sa dekada per boten! Por “bomba” qe sot asaj i plasi mu ne mes te qyteterimit, tashme e ka zbritur me kembe ne toke. Energjite qe ajo “i dhuroi” nje superfuqie te pabese, iu kthyen ne bumerang shokues.
Beteja per çlirimin e Dardanise nga kthetrat barbare te Serbise, degjeneroi dhe degradoi ne paqe, aqsa per pak sa e beri nul qellimin per te cilin u luftua; ku agresori, gati sa nuk u kthye ne viktime dhe viktima, ne nje perbindesh çnjerezor. Bijte qe drejtuan luften e drejte per liri dhe pavaresi te Kombit, rane njeri pas tjetrit ne kurthin e intriges dhe pabesise. Te dish te verteten tragjike te kombit tend eshte diçka krejt e natyrshme, por te arrish qe t’i thuash keto te verteta rreqethese, ne nje salle, ku jane tere veshet e kancelarive te Evropes dhe botes, duhet me domosdo kurajo vitale. Dhe Edi Rama e ngriti zerin dhe foli. Dikush do te thote se ai beri detyren! Dakord! Po pse a nuk kemi kerkuar nje qendrim te tille konseguent per te drejtat tona te mohuara nder shekuj?!
Zeri i Edi Rames degjohet nga ata qe drejtojne boten! Kete arritje ai nuk e ka nga fuqia e shtetit qe drejton si KM, pasi dihet forca e tij, por ajo merr energji nga aftesia e tij personale, nje investim dhe atribut krejt individual. Ne raste te tilla kombi i detyrohet me mirenjohje.
Ajo çka me ben me teper pershtypje eshte perçarja politike dhe indiferenca deri ne injorim qe i behet fjalimit te tij nga disa lidere politike ne te dy shtetet Shqipetare. Te ben pershtypje deklarimi i Kurtit, i cili shprehet se “nuk e ndoqa fjalimin e Rames, pasi isha i zene me pune!”
Domosdo ata mendojne vertete si separatiste dhe mohojne dhe injorojne se pavaresia e Dardanise eshte kontribut frontal i te gjithe Shqipetareve anekend botes. Kurti nuk ben dot “vezen” e Rames dhe duhet te gjeje kurajo dhe te shprehet qarte qe ai nuk e gezon autoritetin e tij. Rama mundi edhe njehere te shprehe qarte, para syve tane, aftesine e tij drejtuese, e cila i jep tagrin e nje lideri historik duam, apo nuk duham ne qytetaret hallexhinj te ketij vendi. Atdheu ka nevoje te marre ate çka i takon; T’i vendoset ne vend dinjiteti i neperkembur nga kastat e krimit dhe korrupsionit politik 30 vjecar. Pergjithesisht jam dhe mbetem nje opozitar i perjetshem i pushtetit abuzues, por gjeta rastin dhe kurajon te shprehem per t’i dhene Qesarit ate çka atij takon!
Burimi/Facebook


Leave a Reply