Me ndryshimet në Ligjin për Sigurim Pensional dhe Invalidor sigurohet rritje e vazhdueshme e pensioneve dhe për një vit arritëm të bëjmë rritje të pensioneve nga minimum 16% me Metodologjinë e re që është realizuar në bashkëpunim me Partinë e pensionerëve dhe Shoqatën e pensionerëve.Harmonizimi i pensioneve do të bëhet dy herë në vit, më 1 Mars dhe 1 Shtator në bazë të të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistka. Me Metologjinë e re, 330 mijë pensionistë me pensionin nga muaji Shtator që për momentin është 16.300 denarë, çdo muaj do të përfitojnë nga 900 denarë plus dhe kjo është rritje rekode në vitet e fundit.
Për 12 muaj të vitit 2022 bashkë me ndihmë direkte financiare, mesatarisht do kenë rreth 12.000 denarë plus në buxhetin personal.
Krahas rritjes së pensioneve me Metodologjinë e re, në muajin Mars, Prill dhe Maj, pensionistët përfituan nga 1.000 denarë si ndihmë financiare për përballim të krizës ekonomike dhe energjetike.
Metodologjia e re për pensione siguron:
👉rritje të vazhdueshme,
👉pensionistët përfitojnë rritje prej 6,8%, bashkë me 2,9% arrinë nivelin prej 10%, me rritjen e fundit në muajin Mars.
Kujdesemi për gjeneratën e moshuar, për një jetë dhe standard më të mirë jetësor, mundësi të barabarta, zhvillim dhe prosperitet për shoqërinë!
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply