Kohëve të fundit me shqetësim të madh mund ti vërejmë kërcënimet direkte të Serbisë ndaj Kosovës duke kërcënuar kështu seriozisht paqen në tërë rajonin e Ballkanit!Intensifikimi i agresivitetit serb në muajt e fundit ndaj Kosovës rrjedh kryesisht nga qëndrimi ekstrem miqësor i kryeministrit shqiptar Edvin Rama ndaj Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiq.
Nga ana tjetër qëndrimi i tij armiqësor ndaj Kosovës i ka dhënë krah shovinizmit dhe agresionit serb deri me kërcënim të hapur me luftë ndaj Kosovës.
Serbia duhet ta dijë fare mirë se Kosova tanimë është një shtet i konsoliduar dhe sovran i njohur nga shtetet më të fuqishme të botës dhe aleati numër 1 i SHBA-ve në Evropën Juglindore.
Shqiptarët e Kosovës nuk janë më ata të viteve të 90-të ku Serbia pa asnjë pengesë e masakroi popullatën tonë të cilët ishin tërësisht të pambrojtur.
E ardhmja e shqiptarëve nuk varet më nga politika serbe dhe argatët e tyre shqipfolës, ne numërojmë më shumë se 20 milion shqiptarë në Ballkan dhe nëpër botë, kështu që çdo agresion ndaj nesh do të përfundojë me disfatën totale të armikut tonë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply