Sot po shkruj për një kangtar,
Një artist që na nderon,
Me bylbylin gjithmonë n’gar,
Me kangë t’bukra na gëzon.
Zani tij rrjedh si ujvar’
Si dhuratë falë prej Zotit,
Krenari për çdo Shqiptar
N’pjedestal si “Nderi Kombit”.
Lum si ti moj Shkodra jonë
Për kët’ djalë që ti ke rritë,
I këndoft’ zemra gjithmonë,
Kanga tij buron në shpirt.
K’ndo Bujar ti si përherë,
Qesh natyra plot freski,
Çelin lulet në pranverë,
Kangen tande tuj e ndi.
K’ndoje ti kangen shkodrane
Me za tand fali dashni,
“Nderi Kombit” ti u bane
Për shqiptar’t je krenari.
Ramazan Çeka
Burimi/Facebook
Leave a Reply