MUZIKA të mëson:
1) të numërosh në mënyrë korrekte
2) të ecësh lirshëm përmes një ritmi (të vallëzosh)
3) të bën njeri më të mirë (sepse muzika e laton shpirtin)
4) loja muzikore zhvillon memorien
5) favorizon një koordinim më të mirë të lëvizjes fizike
të bën më inteligjent!!!
Po.
——-
Ju kujtoj që: Veshi është sensori më i fuqishëm në trupin e njeriut. Mbi 80% e stimulimit që merr truri ynë vjen nga veshi. Roli i veshit në stimulimin e trurit nga njëra anë dhe efekti i tij pozitiv në plasticitetin e trurit nga ana tjetër, shpjegojnë përdorimin e tij në shumë fusha aplikimi.
——-
-Për Alfred Tomatis (Doktor Otorinolaringoiatër, muzika e Mozartit favorizon aktivitetet komplekse të trurit si: studimi, praktikimi i matematikës dhe luajtja e shahut, përmirëson perceptimin e hapësirës-kohës, ju lejon të shpreheni më qartë dhe sensi i muzikës së Mozartit shkakton një ndjenjë qetësie.
-Glenn Schnellenberg (muzikant dhe profesor Psikologjie në Universitetin e Torontos: Kanada)
ka treguar se fëmijët që studjojnë muzikë, kanë rritje më të lartë të inteligjencës.
-Është demonstruar (Wachi et al., 2007), me subjekte të punësuar në një kompani të madhe, se aktiviteti muzikor është në gjendje të reduktojë objektivisht nivelin e stresit, edhe nga pikëpamja biokimike, duke reduktuar shënuesit inflamatorë dhe duke përmirësuar aktivizimin e sistemit imunitar.
——-
Një punë e madhe është bërë nga ekipi i prof. Daniel J. Levitin i Departamentit të Psikologjisë të Universitetit McGill. Rreth 400 studime mbi neurokiminë e muzikës janë ekzaminuar nga studiuesit. Me rezultate befasuese. Pra, le të shohim se cilat janë përfitimet e muzikës në shëndetin tonë psikofizik.
-Dëgjimi, por edhe luajtja e muzikës është veçanërisht efektive në reduktimin e ankthit. Edhe atë shumë të theksuar. Kjo ndodh sepse dridhjet e muzikës janë në gjendje të lehtësojnë prodhimin e oksitocinës. Ky i fundit është një hormon përgjegjës për lumturinë dhe ndjenjën e relaksimit. Aq sa, sipas studiuesve, muzika arrin të jetë edhe më efektive se barnat anksiolitike për të reduktuar ankthin.
-Ndër përfitimet përmes muzikës në nivel fizik, ka edhe një përmirësim të ndjeshëm në funksionalitetin e sistemit imunitar. Në fakt, studimet kanë treguar një rritje të niveleve të imunoglobulinës A, një antitrup shumë i rëndësishëm për mbrojtjen tonë imune, pas dëgjimit të muzikës së këndshme dhe të mirëpritur. Por jo vetëm kaq, studiuesit gjetën gjithashtu një rritje të numrit të të ashtuquajturave qeliza vrasëse natyrore, ose limfocite.
-Qenia njerëzore është vazhdimisht në marrëdhënie, dhëniesh dhe shkëmbimesh. Muzika, në këtë kuptim, ka dëshmuar të luajë një rol shumë të dobishëm. Në fakt, nga njëra anë agregatohet sepse lehtëson elementin e socialitetit, ndërsa nga ana tjetër arrin të relaksojë marrëdhëniet konfliktuale dhe marrëdhëniet shoqërore, veçanërisht në disa mjedise ku ka një farë shqetësimi shoqëror.
-Sidomos në situatat veçanërisht stresuese nga pikëpamja emocionale, muzika luan një rol të jashtëzakonshëm kundër stresit. Në fakt, dëgjimi i pjesëve muzikore veçanërisht relaksuese vepron në fushat neurokimike të shpërblimit, stimulimit, stresit dhe eksitimit. Ndër pjesët muzikore më efektive në këtë kuptim, sigurisht që gjejmë klasiken me një gjuhë muzikore jo shumë të komplikuar por gjithsesi kurrë banale, si p.sh muzikë nga Vivaldi apo Mozart.
-Emocionet janë të gjalla dhe është e pamundur që të katalogohen të gjitha në kategori. Megjithatë, ne kemi nevojë t’i interpretojmë ato dhe të rilidhemi me thelbin më të thellë të shpirtit tonë. Në këtë kuptim, luajtja e muzikës është një detonator i shkëlqyer dhe një mjet i shkëlqyeshëm për të kuptuar dhe nxjerrë në pah disa emocione. Kjo ndodh gjithashtu dhe mbi të gjitha për fëmijët dhe adoleshentët. Në fakt, ato që shkenca i quan neurone pasqyre aktivizohen: një lidhje, ose më mirë imitim, midis asaj që luani dhe asaj që dëgjoni. Me një ndjesi më të madhe relaksi dhe hapjeje më të madhe ndaj botës.
——-
Markelian Kapidani
——-
Pa muzikë jeta do të ishte një gabim.
(F.N)




Burimi/Facebook


Leave a Reply