📌Ditët e fundjavës janë më relaksueset sepse i kaloj gjithmonë me qytetarët e mi të ndershëm dhe punëtorë. Ka kaq shumë dëshirë për punë në të gjithë zonën e Peqinit, por edhe në çdo qytet të Shqipërisë!
📌Njerëzit e duan tokën! Njerëzit janë mirënjohës për atë që marrin nga toka! Njerëzit kujdesen për tokën! Por fatkeqësisht të vetëm nuk mundet tja dalin! Pa mbështetjen e shtetit, pa subvencione, pa mjete bujqësore, pa krah pune, e gjitha bëhet për mbijetesë!
📌Nuk do ndaloj së foluri për hallet dhe shqetësimet e tyre në Parlament dhe çdo hapësirë mediatike!
E çmoj ndershmërinë me të cilën i përkushtohen tokës dhe familjeve të tyre! Ata janë shqiptarët me të cilët duhet të jemi krenarë! Ata janë njerëzit që duhet të promovohen dhe mbështeten! Ata janë shqiptarët që duhen mbajtur dhe nuk duhen inkurajuar për tu larguar!




Burimi/Facebook


Leave a Reply