Nëpër male e nëpër fusha
Pa pushue, pa xanun vend,
Përpin rrugën si harusha
Nji shtegtar me gjith’ gazmend.
As katundi ma i pëlqyeshëm,
As gjyteti nuk e pret ;
Porsi’j zog merr rrugën rrmyeshëm
Shpejt e shpejt për vend të vet.
Dit’ e natë thekshëm tui shkue
Nëpër dhena mbetun shkret,
Kurgja s’mujti me e hutue
Tui ba rrugë për vend të vet.
N’pikë të zhegut nën ndo’j hije
Ndej prej s’ xëtit qi e pëlset ;
Por met shpejt’u vue për fije .
Tui ba rrugë, për vend të vet .
Bashin dasma nëpër shpija,
Lutshin festa për katund;
S ju di darsmave hitija,
S’e pret festa jo kërkund.
Fest’ i dukej nder ma t’mirat
Shpija e vogël qi dishron ;
Shend i bëheshin të vshtirat
Tui shpejtue për shpië qi don.
Mbas nji fushës e përte malin
T’mjer’ shtegtarin shpija e pret
Tui e pritë, te dera dalin
Për gjith mbramje robt e vet.
E shikjojn’ gjith kah merr syni
A po duket baba kund;
Der sa nata mbrënd’ i ndryni,
Kur xhixhllojshin dritët n’katund.
Ec, hitat, shtegtar i ngrat,
Se mbas fushës qi mbaron,
Shpija e jote gadi mbërriti,
Shpija e jote që flakron.
N’buzë të mbramjes për nji breshtë
Aj shtegtar pa dijt’u gjet.
Kur për s’lerg nder lisa t’shpeshtë
za i venitun n’vesh i vret.
Vojt e syni kah del gjama
Pa mëndue për shpië të vet:
Nji grue shtri ku u çilte lama
E dy fëmijë përmbyzun gjet.
Zemer-dhimshmi tui u: afruë
Kqyrë kush ishin me “kujdes :
Ju rnuer fryma, n’fëtyr’u ndrrue
E ra n’tokë porsi kush des.
Shum dit pritne: ani prei fisit
Me i dalë para u nisne truç
N’rrugë mbet grueja bri nji lisit,
Edhe fëmija ranë lmuç ..
Tui ba rrugë ne e nesre shkote
Nji zotnië per at t’zi vend;
Gruen e fëmijt përmbyz i mbëlote
Njaj shtegtar pa gojë pa mend.
Burimi/Facebook


Leave a Reply