(Me doktor Preken)
Battuta
Doktor Prek Gjeka , mjek gjerjatriko( per të moshuem), ka postu nji skemë klasike( edhe Pak me humor),per moshën e tretë që kaloni njeriu në jetë.
Mosha e tretë fillon në vitin 60 të jetës. Asht thirrë rinija e pleqnisë- je plak zevzek.Ku asht plaku derdhet gjaku🤪.
Në vitet 70 deri 80 je tamam plak (plak, plak- dy herë plak).
Mbajeni veten.
Ju shkon mjekrra, Pak mustak.Kostum e kravatë. Shfrytëzo cdo mundësi nëse ke pare.
Edhe plakat të jenë serioze në veshja pa tepri.
Rrini pak para pasqyrës se poetja Shpresa Kapisyzi Ka thane se më mërzit e më turbullon pasqyra kur shoh rrudhat që më shtohen te fytyra.
Faza e fundit e moshës së tretë janë vitet 90 e përpjetë. Disa endërrojnë me arrit 91,92,93 etj deri sa të kapin qiellin🙏.
Dikur kur shikonim nji njoftim vdekje mbi 69, thonin e paska hangër livadhin të tanë.
X
Pyesim doktor Prekën: si ka mundësi me jetu kaq gjatë ne të ngratë të lindun e jetu ne diktature e në komunizëm?
– U cum cdo ditë në 3,4,5 të sabahit me marrë nji apo dy shishe qumësht.
_ Rradhat në dyqane na u banë si prrallat.
– Shkum në punë ma së shumti me bicikleta, në erë, borë, shi e furtunë.
_ U ushqyem me triska, me rracion e tallon.
– Morëm pjesë në aksione, punë vullnetare e zbore.
– Banim plazh në Drin, Bunë e bregun e liqenit mbi gure e gastare të kenaqun pa’ pare.
– Here pa’ ujë e ma shumë pa’ drita, të gëzum kur zbardhte dita.
X
Lidhe me këta cka thash ma sipër po’ kujtoj italianin Giorgio Rosso. Ky punoi në Shqipni prej vitit 1991 e në vazhdim si përfaqsues i firmës PEANO per ndertime!
Kur shkonte në punë shihte në klube e pijetore mbush me puntorë, me humor thoshte se ju shiptarët jetoni gjatë se e filloni punën me atë ilac in që bën mrekulli; me kafe,fernet e raki.
– Kush Ka zemren e fortë e mendjen e marrë jeton shume.
– Në Tarabosh, mbi Shirokë me Giorgio-n
Burimi/Facebook


Leave a Reply