Solli Zija Vukaj
(At Justin Rrota, 1889- 1964)
Atë ditë- 18 korrik 1919- ishte e Prende, ku e lashë Shkodrën e fillojshem për në fshatin Plan, caku i detyrës seme.
(…)
Aty në qafë të kishës së katundit kishte shtëpinë i vëllau i të vràmit. Ai, prandej, dhe lagjja e tij, me batare pushkësh e me britme brohorimit, do t’i lajmonte shokëvet, vëllaznis dhe mbarë bajrakut, se tek e mbramja kishte marrë gjakun!
… E mue, Fratit të famullis, mue Apostullit e lajmëtarit të paqit dhe të dashnis ungjillore atë ditë më qitte puna t’ecshem kambë për kambë, dhe do t’i ndjejshem e do t’ishem dëshmitar i atyne manifestimeve kënaqsiet, që ata, famullitarët e mi shkojshin tue bâ për nji gjak të marrun!…
Ndërkaq thojshe me veti: Po ku janë predket e mia, ku janë këshillet e mia baritore? Po a ky pra, âsht gjithë fryti i mundit e i djersëvet të mia?- E shtojshem krejt i demoralizuem: “Po unë ku jam?… a gjindem ndër Zuluhët e Zululandës s’Afrikës?…
(…)
Në këtë rasë,- si sod më bjen ndërmend- i vëllau i të vramit, ndërsa bânte gati drekën për gëzimin e familjes e të vllaznis, po m’atë herë erdhi tek unë, te famullitari i bajrakut, për të më lypë hua s’di sa kile oriz, që i mungojshin!
-Nuk të vjen marre e tyrp- i thashë atij- si ke faqe të vijsh e të më lypësh mue oriz hua, për me ba gostën e përgëzimit për gjakun e marrun të vëllaut? Të kishem këtu thasët plot me oriz, një kokërr s’ta jap për këtë që po ma lyp.
Me këto fjalë e përcolla atê, që çuditej, pse unë ishe tuj i folë këso dore; edhe ishe i sigurt, se unë me atë punë e me ato fjalë t’egra, nuk ia hoqa një ashkël atij e shokëvet të tij. Ata, n’atë entuziazmin e vet nuk mbërrijshin me e kuptue arsyen pse unë i prita aq keq, nuk ua çova dëshirin në vend për çka më lypshin, edhe pse unë nuk merrshem pjesë në gëzimin e përbashkët të bajrakut, të cilit me këtë gjak të marrun, simbas mentalitetit të vet, ia kishin zbardhë faqen.
Burimi/Facebook


Leave a Reply