Ese për një parathënie libri me poezi
Dikush do të më thotë se rrugëtimi i afërt dhe i largët është lodhje, po para saj, unë do të thoja se ai është dhe mbetet POEZI, PROZË, KRIJIMTARI LETRARE. Në mos edhe muzikore, pas të cilëve vijnë simfonitë, operat, baletet, himnet, këngët. Në mos edhe skulptura (A nuk është Lufta e Trojës që rrugëton ende në historinë njerëzore e në artin e kohërave me realen dhe mistikën e saj, me sa e sa piktura, skulptura, filmaderi në ditët tona?)
Vjen një poezi së brendshmi, edhe pse në asnjë ditë të jetës nuk ke marrë një fletë dhe të shkruash disa vargje sa naivë aq dhe mbresëlënës për një mik, përnjë brez që ti nuk do e takosh dot.
Rrugëtimi është pasqyra e shpirtit tonë që lëvrin në vise të tjera, herë mes mjegullave here mes tabelave të njohura e të panjohura, të shkruara me gjuhë të ndryshme. Rrugëtimi është një befasi kur, edhe pas disa tabelave të ndryshkura të rrëzuara, përkrah një udhërrëfyesi, ti thua: “Auuuu, uaaaaaa, oooooouu!”
A thua i mëson pasthirmat e tua jo në një klasë mësimore, diku pas maleve ku mësuesi i ka thënë një nxënësi të vijë pak më parë dhe të ndezë një zjarr për shokët e shoqet që vijnë të lagur nga udha e baltosur me shiun në supe? Dhe pas këtij rrugëtimi vjen nevoja për rrëfim. Për zbrazje të atij “thesi” të pathënash që ti e ke vënë brenda vetes jo si një jelek antiplumb që të shpëton zemrën kur dikush mund të qëllojë nga afër e nga larg, por si një zjarr pa shkrepse, gati si një vullkan që s’e ke parë para syve po e ke brenda vetes. Në këtë botë ka mjaft syziliqarë. Sy që më vonë ia japin zemrës, ia japin fjalës. Ziliqarë për pasurinë që ti nuk e ke dhe ai që e sheh në ekran, në rrugën e mëhallës tënde, në një rrugë të një qyteti të madh apo të vogël të botës. Që ka një makinë me shumë zero eurosh e dollarësh pas shifrës që ka. Zili për atë që ka ngjitur shkallë të larta pushteti, për ata që kanë vila, që kanë mjaft dyer të hapin, që kanë mjaft çeqe në xhepa dysheqe si thotë populli, kur tregon për mungesën e vogël. Të vjen keq edhe për një zog të humbë, ose ta vjedhin, thotë populli.Unë dhe poetë të tjerë nuk jemi jashtë zonës së zilisë, se njerëz jemi dhe ne, bre. Njerëz që duam, që na dhemb kur na humb diçka. Edhe mitet e kanë patur sekretin e rrugëtimit. Kanë patur tharmin e mesazhin e tyre. Jo më kot miliona e miliarda dollar shpenzohen në botë sidomos në Hollivud për të bërë sa e sa filma me këtë temë. Dhe sidomos në Evropë që mund të quhet ndryshe edhe “Kontinenti i Miteve” që nga brigjet joniane deri lart afër ajzbergëve të Polit të Veriut të globit. Të gjithë jemidhe do të jemi Odise të palodhur mes dallgëve të vrullshme të detit, ashtu si dhe do jemi Peng i Pritjes si Penelopa që rrintenë atë ishull me sytë të vemendshëm ndaj pëlhurës së pajës sëshprishur. Mos vallë e keni harruar Vajzën e Valëve që pret trimin e saj që është një rrugëtar që ka vite që ka ikur? Në një rrugë tjetër ka ikur shumë vite më parë dhe ai, i humburi i Urës së Qabesë dhe një ditë, mbase në muzgun e një nate pranverore apo dimërore,ku pritja bëhet më e thinjur, dikush e bëri këngën
Mbeçë more mbeçë,
Përtej Urës së Qabesë,
Dikur në tekstet mësimore kur flisnim për jetën e shkrimtarit Maksim Gorki, ua dhamë nxënësve një detaj. Kur i kishivdekur prindërit, gjyshi, në pamundësi për të mbajtur me ushqim, i tha:
-Shko, bir, mundohu të çash vetë në rrugët e jetës!
Dhe ai, autori i atyre tregimeve romantike të mrekullueshme, nuk do ishte rrëfimtar pa këtë rrugëtim që më tepër se ushqim, ishte dialog me jetën me poezinë, me dramën, me mitin, me rrëfenjat ruse po kaq të bukura sa edhe ëndrra e tij për të jetuar e më vonë për të shkruar. Rrugëtimi i Dostojevskit në humbëtirat e Siberisë do të na jepte pamje njerëzore dhe natyrore të një jetë të tërë, që nuk do i shihnim dhe nuk do t’i takonim.
Rrugëtimi detar mes dallgëve të fuqishme që të kujtojnë cunamet e frikshme dëmprurëse, kanë qenë dhe janë portat e rrëfimeve të veçanta. Hipur në anije me vela që një ditë zbulojnë dhe kontinente,ashtu si ndodhi para 400 vjetësh në Njy England me pelegrinët anglezë apo qoftë edhe mbi Titanikun luksoz ku kishte edhe treshqiptarë të shpëtuar nga ajo masë prej 700 e ca pasagjerësh për të na treguar ferrin detar të vdekjes dhe jetës kanë qenë sërishnjë botë më vete shkronjash. Rrugëtimi në shkretërirat mes rërës përvëluese dhe të një beteje të padukshme me urinë, me etjen, me dunat e rërës që para syve të japin pamjen e frikshme të një apokalipsi, është vërtet poezi dhe rrëfim. Edhe nëse nuk je në radhë njerëzoreme beduinët e shkretëtirave, i hipur në kurrizin e deveve, të elefantëve qoftë edhe me këmbë të lodhura e të gjakosura pa dyshim ke marrë mjaft mbresa për t’u bërë Kalorës i Shkronjës, pavarësisht se cilës gjuhë i përket në këtë glob të madh ku, diku lind dielli e diku perëndon. Mund të përfytërosh udhëtimin për në Everestin e largët me disa udhërrëfyes vendas jo vetëm për të shijuar kënaqësinë e një alpinisti profesionist, se je dikush se në radhën e njerëzve të fuqishëm e të nderuar që e ke bërë një gjë të tillë, por edhe se brenda vetes ke një det me mbresa ke një det krenarie që nuk humbet qoftë edhe mes thjeshtësisë tënde në rrëfimin që do bësh diku dhe dikur. Mund të përfytërosh një udhëtim në hënë. Sot nuk është e vështirë që me një grusht të madh me para të bësh një rrugëtim qiellor që ende në botë duket si e rrallë, por që nuk është më ashtu. Sa poezi tregime, mund të bësh pas udhëtimit hënor ku edhe ti bëhesh pjesë e një yllësie përqark tokës! Sa emocione duhet të kesh në veten tënde pas këtij rrugëtimi! Ndoshta një këngëtar popullor shqiptar do ta bënte aty për aty rapsodinë e do ta këndonte nënë zë që kur të kthehej në tokë t’ia tregonte dëgjuesve
Tokë e largët nga u nisa
Ku gjallojnë lule dhe lisa
Më merr malli për shtëpinë.
Që ta shoh me sy avllinë.
Edhe nëse e vë veten në radhët e ateistëve të botës sikur dhenjë herë të karvanosh pas karvanit të pelegrinëve të Mekës, apo në Shqipëri të malit të Tomorit (vetëm këtë vit nga njoftimetzyrtare morën pjesë 500 000 vetë) do të bëhesh cicëron i njëmuzeu njerëzor në lëvizje. Ashtu si themi shpesh për njerëz të
mençur se ai është “një akademi në lëvizje”Do të bëhesh i tillë edhe pas karvanimit në Shën Ndoin e Laçit. Do të bëhesh cicëron edhe pas atyre pelegrinëve që një ditëdo të të dërgojnë tej në kultet e tempujve që hyjnizojnë Budën. Kur të karvanosh drejt manastirëve ku në botën me drita prozhektorë që bëjnë dhe malin ditë, të duhet që ndriçosh tavolinën e bukës me një fener dritëmekët si një lloj kontrate me atë mision që ai që ka hyrë aty i ka vënë vetes histori të tëra njerëzore me drama, intriga, mistere shpalosen.
E vijmë më tej te udhëtimi brenda vetes që nuk ka kufimetrash, miljesh, kilometrash për ta matur. Shumë herë edhe aty në atë trup paksa të brishtë, ti je një një udhëtim të padukshëm me makina që nuk duan semaforë. Me
deve që e shuajnë etjen qoftë edhe pas disa javësh. Me anije që nuk kanë nevojë për busullën, qoftë ajo edhe elektronike e ditëve të fundit. Me kuaj që nuk duan tagji në trastat e tyre të leshta. Me autobuzë ku nuk të thotë dikush që të ulesh e të vësh rripin esigurimit.
Me avionë që nuk kanë nevojë për orarë fluturimi dhe për kontroll të hollësishëm doganor. Me makina që nuk kanë nevojë për leje qarkullimi. Në udhën ku vetë ti e asnjë fuqi tjetër, i ndez dhe i shuan semaforët, një fuqi që ndërron stinët si të dëshirojë. Ruhesh se mos ta mësojnë të tjerët atë rrëfim me fjalë të mistershme si të ishin një kasafortë që vetëm ti ia di kodin e hapjes. Asgjë të të mos dalë nga goja, se pastaj të këndohet ai dyvargësh popullor
Të del fjala nga dhëmballa
e merr vesh e tërë mëhalla.
Në rrugëtimin tonë brenda sinorëve të shpirtit vjen dashuria, dhimbja, zilia, trishtimi, urrejtja, qoftë dhe e fshehur brenda sipas shtatë pashë pusi.
Nisen diku një ditë nga një stacion i saktë pa zhurmë. Diku ndalen qoftë edhe pas disa vitesh. Më saktë, ndërrohen stacionet. Dashuria kthehet në urrejtje.
Zilia të bën të vësh brenda vetes një mullar me ferra a të veshësh një këmishë të hekurt që të dallon edhe larg me ecjen e mundimshme. Dashuria të jep krahë. Urrejtja të ngushton zemrën si ajo sëmundja që japin kardiologët pas një kardiograme. Dhimbja të jep lotin e trishtimit. Rruga e gjatë e mundimit, e brengës, e vuajtjes të jep rrudha e thinja. Rrugëtimi të bën që të ngatërrosh stinët. E në këtë qorrsokak do të sillja ndërmend një thënie të një filozofi amerikan i quajtur George Santayana“Të jeni të interesuar për ndryshimin e stinëve është gjendje më e lumtur e mendjes se sa me qenë i dashuruar
në pranverë.Të befason gjer në dhimbje e në përfytërimin më të ndezurai dyvargësh i këngës së kurbetit që i jep frymë rrugëtimit
Zunë yjet e rrallojnë.
Kurbetçinjtë po shkojnë
Ai tharm poetik që ndoqi në disa dekada poeti Dritëro Agolli që në hapat e para të krijimtarisë së tij. Shikoni titujt e disanga veprave të tij poetike. “Në udhë dola”, “Shtigje udhësh dhe
tortuarë”, “ Udhëtoj u menduar”, “ “Hapat e mia në asfalt”
Kudo fjala kyçe është UDHA që më tej të jep emocione e tëngjiz brenda vetes një shpirt të madh. Ajo rrugë e suksesshme e poezisë së Kadaresë që me vëllimin “Ëndërrimet”e më tej vëllimet e tjera kanë brenda hapësirave të tij rrugëtimin e tijnjerëzor. Poezia e tij me aromë moskovite, me emocionet e hapave dhe ditët dimërore. E në këtë rrugëtim sa poetik, aq dhe drithërues në një prozë të pashkruar nga ti ose nga një mjeshtër I rrëfimit, bëhet monolog, dialog, bisedë e shkrirë me fjalën tënde, që një ditë rri pranë zjarrit të krijimit si ajo macja e ngrohtë që rri kutullac në një gjumë për shtatë palë qejfe e zgjohet nga zhurmajë e vogël që bën njeriu. Ose si ai qëngji që gjen diku nën rrezet ediellit prillan një qoshe pa erë dhe fle.
Rrugëtimi si burim i patharë poezie, tregimi i ngarkuar me sa e sa intriga që mund të bëjnë drama të forta, të jep energji, forcë, frymëzim, pak detyrim për ta përcjellë në breza të tjerë. Ndaj në atë urim të shqiptuar në të gjithë gjuhët e botës “Të vaftë mbarë rrugëtimi!” Mund t’i shtohet edhe një urim tjetër I veçantë “Jetofsh sa fjala e mençur që të jep udhëtimi!”
Se fjala e mençur e krijimit nuk do vetëm një letër, një tastierë kompjuteri apo laptopi, nuk do vetëm një dhomë ku ngrohesh në dimër e freskohesh në pranverë. Ajo do dhe ajrin e maleve, zhurmat e rrugëve, fytyrat e panjohura që ti nuk i ke parë kurrë…Rrugëtimi është burim, gurrë. Mjafton që të pish pak dhe të
marrësh dhjetë jetë me vete. I gjatë, i bukur, drithërues ky rrugëtimi ynë. Në shtigjet e shkelura të bën detar a kapiten.Fenerin e dorës ta shuan diku një erë dimri. Në duar diku të vënë me buzëqeshje një buqetë. Kur prekim Everestin, kërkojmë fushat me lule. Kur vozisim në dete, kërkojmë tëprekim të tjera brigje, horizonte. Kur jemi mes pyjesh, kërkonnjë pelerinë në supe. Kur jemi në qiell, kërkojmë në sy ujëvara drite. Mes zhurmës së bregut, duam një puthje të vjedhur. Kur vallzojmë, duam të heqim takat e shtrenjta të sandaleve dhe, pas qiejve një qiell tjetër brenda nesh rri fshehur. Tek deshifrojmë misteret në piramida e shpella, befasohemi për çudirat që ka bota. Në rrugët që shkelim bëjmë sa e sa predha dhe raketa kur jemi në paqe. Nuk dimë se kush do shkojë me to në varreza. Kur jemi fëmijë, gëzohemi për një lule manushaqeje. Kur jemi pleq, nuk harrojmë bastunët dhe protezat që ta bëjmë më të lehtë rrugën e jetës. Kur jemi mes plazheve, na vjen malli për borën. Në dasma na vjen çuditshëm në sy një curril me lotë. Kur shohim lulet në pemë, duam sa më shpejt kokrrën. Ta hamë në rrugëtim apo ta vëmë në shportë. I çuditshëm ky rrugëtim. Mbresëlënës ky rrugëtim. Një portë që të bën poet, kompozitor, dramaturg, piktor, romancier. Lum ai që di ta lexojë këtë “Kod” të përjetshëm që me mençurinë tënde, u jep pak edhe të tjerëve.
Dhe gjithë jetën e kemi kërkuar këtë mençuri ndaj ta falenderojmë atë që na e jep.
Rrugëtimi si… poezi, si rrëfim, si e ardhme…

Burimi/Facebook

Leave a Reply