Ne Luften Antifashiste te Reçit moren pjese 890 luftetare. Pjesa qe i takonte komunisteve perfaqesohej nga batalioni “Perlat Rexhepi” qe numeronte si efektiv 143 partizane, por ne Luften e Reçit moren pjese vetem 30 veta. Aq e vertete eshte kjo saqe kur gjate luftimeve forcat italiane po pykezoheshin ne zonen ku qene dislokuar partizanet, major Zenel Kazazi, tejet i shqetesuar, kur inspektoi sektorin e dobesuar, u befasua kur zbuloi se atje ishin gjithsej jo me shume se 30 partizane. I paten thene se duhet te ishin 100. Urgjentisht u derguen perforcime. Perballe rreshtoheshin 2400 forca italiane te armatosura me armatime te renda. Nese do te pranonim tezen e komunisteve se ne Rec luftuan vetem komunistet, pra 30 luftetare, kunder 2400 fashisteve i bie qe raporti i forcave te kete qene afersisht 1 me 80. A ka shqiptar qe te besoje se nje grusht njerz, ne lufte frontale, te mund te thyeje nje ushtri 80 here me te madhe, madje duke qene dukshem inferior edhe ne armatime?… Forca kryesore e kesaj lufte nacionalistesh ishte grupimi i Ballit Kombetar te udhehequr nga organizatori dhe frymezuesi i talentuar nacionalist, Jup Kazazi, te mbeshtetur nga forcat e rregullta te Ushtrise Shqiptare qe dezertuan nga garnizoni i Ulqinit, garnizon qe komandohej, para dezertimit, nga kolonel Fuat Dibra dhe oficeret akademike, majoret Zenel Kazazi, (vellai i Jupit), dhe Dilaver Dine; nga nje cete e Legalitetit e udhehequr nga Shaqir Meta; nga forca te armatosura te drejtuara nga Xhelal e Enver Bushati dhe nje formacion luftarak i udhehequr nga Llesh Marashi. Kjo force e fundit arriti vone ne shesh – beteje por realizoi nje detyre te rendesishme, pasi mbylli shtegun e terheqjes se trupave italiane… Ne kete operacion, ushtria italiane pati keto humbje: 17 te vrame, nder te cilet nje toger dhe 49 te plagosur ne mes te cileve edhe koloneli. Ajo la ne fushen e luftes tre mitroloza, disa arka me fisheke e tjer….Nga radhet e luftetareve mbrojtes shqiptar pati kater te vrare.
1. Rifat Nuzi, ishte nje djale i ri, biri i bajraktarit te Reçit, Nuz Sokol Celaj -t, mik i Jup Kazazit, te cilit i pati thene: “Qe Jup, ta kam fale djalin!” e i dha pushken ne dore. Rifat Nuzi qe nje nga kater deshmoret. Bajraktari Nuz Sokoli qe luftonte bashke me te tjeret, kur e lajmeruan per vdekjen e te birit, iu kthye te veteve: “Im bir dhe jeten per Atdhe, vetem kthejeni mbare”. Ishte porosia tradicionale e malsoreve per te nderuar vepren e te vrarit. Dhe vazhdoi te luftonte bashke me te tjeret pa marre parasysh dhimbjen e thelle per humbjen e te birit.
2. Giuzeppe di Martino, qe nje antifashist i ri italian. Ishte mik i Jupit dhe luftonte ngjitur me te. Ne nje moment te betejes se ashper qe po zhvillohej ndermjet te dy paleve, Giuseppe u ngrit dhe iu thirri fort e me ze kumbues fashisteve, ne italishten e tyre: “Dorezohuni te poshter. Ky eshte trualli i shqiptareve!”. Qene fjalet e tij te fundit. U qellua nga nje plumb qe vinte pjerrtas nga prapa, sipas nje diagonaleje qe nisej nga viktima e perfundonte te toga partizane. Sigurisht, nuk ishte ai objekti. Partizani L. Z . qe urdheruar te zhdukte Jup Kazazin, komandantin ballist qe ishte afer antifashistit italian me te cilin e ngatrroi te gjorin Giuseppe…. Keshtu vrane partizanet antifashist nje dezertor te Ushtrise fashiste…
3. Ismet Dertliu, ishte kapter i Ushtrise Shqiptare vartes i drejtperdrejte i major Zenel Kazazit, i dezertuar nga garnizoni i Ulqinit.
4. Haxhi Islami, ishte deshmori i katert qe luftoi dhe ra heroikisht ne fushen e betejes, Edhe ai si tre te tjeret nuk u perkiste partizaneve te “Perlat Rexhepit”. Emrat e mesiperm deshmojne qe Lufta e Reçit ishte krejtesisht veper e nacionalisteve shqiptare te cilet qene ne balle te luftes antifashiste, duke dhene edhe kontributin e tyre te gjakut…
Lufta Antifashiste e Reçit dhe humbja e rende e pesuar nga trupat fashiste, sigurisht qe pati edhe pasqyrimin e saj ne dokumentacionin e kancelarive te pushtuesit fashist. Sipas dokumenteve te gjetura, Prefekti i Shkodres i raportonte Zyres Politike te MPM ne Tirane me shkresen rezervat 396/4 (AQSH, fondi 252, dosje 124, fleta 20, Nr. 4, data 3 shtator 1943): “Kemi nderin t’ u njoftojm se operacionet e Ushtrise, kunder cetave rebele te Jup Kazazit me shoke, kane filluar me daten 30 te muajit te kaluar, ne oren 4, oo te mengjesit dhe Ushtria u terhoq me daten 31. 8. 1943”…. Dokumente te tjera, te konceptuara ne kendveshtrimin fashist, deshmojne per rolin dhe potencialin teper te rrezikshem te Jup Kazazit. I tille eshte telegrami i Ministrise se Brendeshme, nr. 361/22 i dates 4 gusht 1943, qe akuzonte Jupin per tradhti e pergatitje, qe prej shume kohesh te kryengritjes se armatosur (kunder ushtrise italiane). Kete e tregon edhe nje telegram tjeter i Ministrit te Brendshem, nr. 635/136 i po asaj date (4 gusht 1943), ku kerkohet arrestimi i menjehershem i te quajturve Ahmet Osja, Ujk Tahiri dhe Elmaz Hoxha, nga Kopliku, te akuzuar se bashkepunetore te ngushte te Jup Kazazit, te cilet qe prej nje periudhe te gjate kohe po organizonin nje kryengritje te armatosur me piksynimin konkret qe te sulmonin e te lironin Shkodren. Ndersa per Jup Kazazin kishte edhe nje urdher – arresti
te leshuar nga ana e Gjykates Ushtarake te Luftes, me nr. 22487/8 te dates 18 gusht 1943, ne italisht, me akuzen per arratisje e braktisje detyre….
Marr nga libri: “Malesia e Madhe kunder..”
Botim; i vitit 2018. Autor, Ndue Bacaj.
Burimi/Facebook/Vasel Gilaj


Leave a Reply