“Çështë e vërtetë për Ismail Qemalin mund të thuhet edhe për shokun e tij të armëve Isa Boletinin, i cili bëri për atdhenë në fushën e betejës, atë që bëri Ismail Qemali në fushën e politikës dhe të diplomacisë. Sot jam i lumtur që me këto biografi arrita të paguaj këtë kontribut të vogël të detyrës që i kemi varrit të dëshmorëve.”
Skënder Luarasi theksonte që shqiptarët duhet të ishin krenarë me Isa Boletinin të cilin studjues të huaj e kishin krahasuar me Robin Hudin apo Gec fon Berlihingenin:
“Të rinjtë shqiptarë ta njohin kryetrimin e Kosovës, që brezat e ardhshëm të thonë “Lum shekulli që e ka njohur!”
Duke shkruar monografinë e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, këtyre dy prijësve të njohur në fushën politike e ushtarake, autori farkëtonte dinjitetin dhe unitetin mbarëkombëtar. Për këtë qëllim ai bënte një paralelizëm të tillë, mezazh kuptimplotë për lexuesit në Shqipëri , Kosovë e ndër bashkatdhetarët kudo në botë tek jep edhe një përshkrim historik të popullsisë së Kosovës, që u bëri ballë sulmeve të huaja për të mbrojtur truallin autokton, si vazhdues të dardanëve, të parëve të tyre ilirë.
Autori e vlerësonte shumë veprimtarinë atdhetare të Isa Boletinit dhe sakrificat madhore të familjes së Boletinëve, e përjetësoi me vërtetësi këtë personalitet me cilësitë e një strategu ushtarak në lëvizjen tonë kombëtare. Ai e vlerësoi martirin Isa Boletini edhe për personalitetin e shquar burrëror, që qëndroi krahpërkrah Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë sonë kombëtare.
Monografia nis me dedikimin “Nanës Kosovë që e lindi , e rriti dhe e mban në gji Birin e Saj Besnik, me zemër që rrahu gjer në fund për Shqipërinë” i cili pasohet me thënien e Isa Boletinit si një amanet për bashkëkohësit dhe brezat e ardhshëm:
”Tokën tonë q’e thau Osmanllia
Lotët tanë nuk mundën me e njomë
E tash na kena me e vaditë
me gjak të Shqiptarit!”
Autori shkruan :”Kjo monografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një monografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar, do t’i tregojnë rinisë, se sa fort e kanë dashur prindërit tanë Shqipërinë dhe ç’therori kanë qenë gati të bëjnë për lirinë dhe pavarësinë e saj”.
(S.Luarasi. Isa Boletini, Tiranë, “Naim Frashëri”, 1971)
Burimi/acebook/EP Channel – Albania


Leave a Reply