Më datat 19-21 Gusht 2022 , në Vitojë të Hotit Malësi e Madhe, vëndin më pikturesk u zhvillua me shumë sukses Festivali Folkloristik Mbarëshqiptar, edicioni i gjashtë. Festivalin e organizon Shoqata Kulturore Artistike Rapsha, një nga shoqatat më aktive , më serioze e më patriotike në tërë trojet Shqiptare. Shoqata ka krijuar një drejtori kulture me një ekip nga më të përkushtuarit me Drejtor Z. David M junçaj , që njëkohësisht është dhe Kryetari i Shoqatës Rapsha.Por veç këtyre ky komunitet atdhetarësh dhe patriotësh është i shtrirë deri tek Komuniteti i Shqiptarëve të Amerikës të cilët jo vetëm që nuk e harojnë kurrë atdheun e tyre , por kanë krijuar Fondacionin Humanitar Rapsha dhe japin një kontribut të konsiderueshme si për festivalet ashtu dhe për veprimtaritë e përherëshme kulturore e artistike të artistëve të Malësisë së Madhe.
Festivali u zhvillua me sukses dhe kjo falë skenës së bukur e amfiteatrit natyror e të regulluar për bukuri, falë një grupi organizatorësh vullnetarë që punonin me shumë devotshmëri, me shumë dashuri njerëzore në radhë të parë dhe falë kohës që mbajti për bukuri. Në festival kishte çdo natë nga shtatë grupe nga më të përzgjedhurit dhe mbas çdo dite bëheshin analizat e artistike të çdo grupi e të çdo nate.
Qëndra e Artit dhe Kulturës Shqiptare duke e patur si mision vlerësimet dhe nderimet e këtyre evenimenteve dekuroi Shoqatën Kulturore Artistike Rapsha me titullin më të lartë ” Princ i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore” me motivacionin ” Për kontributin e jashtëzakonshëm në mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e tërë pasurisë shpirtërore e kulturore të Malsisë së Madhe. Për mbrojtjen gjuhës shqipe në radhë të parë. Të vlerave etnomuzikore, etnokoreografike e kostumografike me xhubletën legjendare, si një nga kryevlerat e artit tonë tradicional. Në ruajtjen e ritev, zejeve dhe deri tek lojrat popullore. Në veçanti për pjesëmarjen e Ansamblit Rapsha dhe prezantimet më dinjitoze në tërë skenat kombëtare e ndërkombëtare, duke aritur deri në organizimin e Festivalit Folkloristik Mbarëshqiptar që organizohet çdo 4 katër vjet në Vitojë të Hotit.
Në fund Juria e Kryesuar nga Prof. Dr. Afërdita Onuzi shpalli vlerësimet si më poshtë.
Me çmimin e parë u nderua Ansambli ” Çeta e Profetëve” i Krumës së Hasit Kukës
Me Çmim të dytë u vlerësua Ansambli ” Çipini” Vlorë.
Me Çmim të tretë u nderua ” Shoq. Kul. Art. ” jahi Hasani” çegran – Gostivar.
Me Çmimin Special u nderua ” Shoq. Kul. Art. ” Malsori” Gjonaj i Prizërenit.
Por Organizatorët kishin paraparë dhe disa çmime individuale të cilat Juria Profesionale i vlerësoi si më poshtë:
Kërcimtari më i mirë i festivalit u shpall Z. Pëllumb Mara i Ansamblit ” Qypërllinjtë e Roshnikut ” nga Berati.
Kërcimtarja më e mirë u shpall Znj. Rilinda Gjonbalaj, Shoq. Kul. Art. ” Maja e Karafilit” Guci
Vallja Dyshe më e bukur shkoi për Grupin e Deçanit .
Vallja më e bukur masive i shkoi Ansamblit ” Malsori” Gjonaj .
Këngëtarja më e mirë u shpall Znj. Mida Aliu Ansambli i Kurbinit.
Rapsodi më i mirë u shpall Z. Gjokë Kalaj.
Grupi më i mirë Polifonik u shpall Grupi i Ansamblit ” Çipini ” Vlorë.
Rituali më i mirë u shpall ai i Ansamblit të Çegranit Gostivar.
Instrumentisti më i mirë u shpall Z. Kujtim Ahmeti Dajrexhiu i Ansamblit ” Afërdita ” Belsh i Elbasanit.
Grupi më i mirë instrumental u shpallën Orkestra me mjeshtrat e Ansamblit ” Qypërllinjtë e Roshnikut” ( të njohur dhe si Bilbilat e Vrionit) Berat.
Çmimi për veshjen më orgjinale shkoi për Ansamblin ” Maja e Karafilit” Guci.
Me çmimin e Veteranit të Festivalit u nderua Ansambli Autokton ” Bresana ” Dragash.




Burimi/Facebook


Leave a Reply