Në çdo kohë tek ne e ka ba ligjin fituesi,
mediokrit nga pas kanë shkruajtur historinë !
Në krye gjithmonë ka dalë më mashtruesi,
të virtytshmit e të diturit kanë marrë arratinë…!
Vrapojnë vitet e dekadat bëhen shekuj,
brezave ju lëmë historinë me gojdhëna !
Nderin e moralin i farktojmë ndër tempuj,
ne poezi thonë poetët” është e jona Hëna”!
Gjysëm shekulli nderojmë të vrarët,
vrasësit nderojmë gjysëmshekullin tjetër !
Pastaj i përziejmë të dytët me të parët,
e krenohemi se “jemi kombi më i vjetër.”!
Miku Artit
shkodër.30.03.’17.
Burimi/Facebook


Leave a Reply