Mbas 32 vite karierë të Ilir Metës, Deputet, Kryeministër, ZvKryeministër, Ministra, Kryetar Parlamenti, President i Republikës, vjen një akuzë nga Maxhoranca, një ditë mbasi ish Presidenti Meta dorëzon detyrën dhe zgjidhet në krye të Partisë së Lirisë. Akuzohet se ka qënë ish bashkpuntor i Sigurimit famëkeq të sistemit komunist. Kjo akuzë, në fakt, mban peng me dhjetra politikanë dhe ish zyrtarë e zyrtarë. Kur isha Deputet 1997- 2001, socialistet, në pushtet, e rihapën debatin në Parlament për hartimin e një ligji për hapjen e dosjeve. Në diskutimin tim shpreha mosbesimin, nisur edhe nga fakti që dosjet nuk i hapi PD e jo më ti hapte PS. E konsiderova presion ndaj “spiuneve”. U bë një pushim dhe u nisa për te kafja e Parlamentit. Me takoi një drejtues i lartë i PS dhe më tha: “Mos u kreno që nuk ke qënë bashkpuntor, se një ditë do thuash, ..ah si nuk paskam qënë edhe unë.”… Kurrë nuk do të ndodhi – i thashë. Nuk kaloi shumë kohë dhe e kuptova arsyen pse ma tha. Spiunët ( bashkpuntorët ) kishin “pushtuar” Politikën, Parlamentin, Qeverinë, Gjyqsorin, Administratën, Ekzekutivin, Ushtrine, Rendin, kudo … ishin më të privilegjuarit…por unë nuk thashë: ah si nuk paskam qene. Mbas vitit 1990 mësova se edhe une kisha një “Dosje ne perpunim” per tu arrestuar për Agjitacion e Propagandë..nejse. Kjo puna e Spiuneve është aq sa serioze aq dhe e pështire. Sikur të ishin vetëm “spiun bashkepuntor”.. keq, keq ….por kur jane nga rradhet e politikes “Spiunë që i shërbejnë agjenturave të huaja” nuk është vetëm keq, por edhe poshtërsi e tradhëti kombëtare. Fatkeqesisht edhe pse kane kaluar 32 vite çështja e “spiuneve” nuk do zgjidhet. Institucioni që është krijuar është politik dhe përdoret për presion ndaj spiunëve që të punojnë në shërbim të Pushtetit Politik të rradhës.
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply