Është e bukur se në Shqipëri disa letrarë nga Koha e Diktaturës, emra të dëgjuar, duan të shesin mendje duke dhënë udhëzime ekspertësh sesi të shkruajnë të tjerët. Në mos gaboj ata japin edhe çmimet, që shumë lloj tipash, të tjerë, i presin me padurim, për të vërtetuar vetveten. Pozat e tyre hijerënda, kur iu bën vërejtje, pa dhënë kurrë përgjigje, të kujtojnë ndonjë statujë si të kohës së Arit, Perëndisë të Luftës, jo prej mermeri klasik, por të një epoke të mëvonshme, prej bronzi, si ato të Riaçes në Kalabri. Mund të jetojnë në SHBA, Francë apo Angli por janë më të verbër nga vetë verbëria. Më e bukura është, se nga njohuritë filozofike, janë një zero e bukur me xhufkë. Për të tillë lloj çmendurie bëhet fjale. As përbindëshat e artë si Dantja, Da Vinçi, Shekspiri, Gëtja, Hygoi, e qindra te tjerë, nuk do të ishin të aftë të shkruanin asnjë rresht, me vlerë lartësuese për njeriun, apo të hidhnin një penel të vetëm në cohë, pa stafetën e njohurive 2-3 mijë vjeçare të gjenialëve me të mëdhenj te mendimit botëror. Tamam shpellë shqiptare ne zemër te malit, e paaftë për të marrë në dorë fillimin e ndryshimit të shoqërisë. As për këtë nuk kanë idenë. Kujtojnë se letërsia është kodra pas bregut. Nuk arrijnë të kuptojnë as gjënë më elementare se Arti në Diktaturë, me helmin e përçarjes, vëllavrasjes, trumbetimit të krimit shtetëror, ktheu shoqërinë shekuj të tërë pas. Nuk ka gjë më qesharake për inteligjencën e tyre. Po te shkruash ne Google Rilindje Shpirtërore, rezulton një ASGJE e bukur. Turp për faqe të zezë!… Edhe për Departamentin e Filozofisë, që supozohet se filozofinë e përdor për të organizuar mendimin, jo për të përkthyer fragmente filozofike të palidhura. Nuk ekziston as ideja e gjerave se çfarë ndryshoi botën, se çfarë e rilindi njeriun, për të shpëtuar nga Ferri i Vetvetes. Për të tilla gërmadha intelektuale bëhet fjalë. Gabimisht pritet të ndryshojnë gjërat politikanët. Çfarë mund të presë shoqëria shqiptare nga këta lloj tipash intelektualësh kokëboshë e tragjikë…
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply