Të ngrihen turqit nga varri dhe nuk do ja bënin këtë prangosje të shpirtit Ismail Qemalit. Tek e fundit, edhe diktatori i la një shesh përpara që njerëzit të mblidheshin dhe të forconin memorien kombëtare, por edhe i freskonte, por nuk guxoi kush të prekte hapësirën territoriale të caktuar enkas për ta, vec rilindjes urbane.
A mendoni se:
1. Duhej pikërisht aty kjo katrahure urbane?
2. Luhet diçka më e madhe?
3. I hidhet baltë historisë?
4. Të mos ketë më qytetari kohezion social, shpirtëror, duke u
mbledhur aty në një shesh?
5. Apo për të na thënë që historia jonë fillon me rilindjen urbane?
Thirrje!
Ku jeni o Vlonjat! Me këtë akt, rilindësi ju ka bërë atë që s’kini parë gjë akoma?
Ku je o Kryetar bashkie, dorëzo pushtetin sa nuk është vonë, pastro shpirtin të paktën ose do quhesh bashkëpuntor me të!
Ku jeni o intelektualë, ju ka zënë vaksina, se nuk ka mundësi të jeni kaq të shtruar e të urtë, dicka po ndodh me ju?!
Sot shkon ajo – ngrehuni e bjeruni katundarë e puntorë që nga Shkodra gjer në Vlorë, por aha ska më Vlorë, duhet thënë që nga Shkodra deri në Shkodër…..


Burimi/Facebook


Leave a Reply