
Dede Gjon Luli, ka lindur ne Bardhaj te Hotit, ne vitin 1840, Ishte i vetmi djale i Gjonit dhe i Lule Keqes nga Shkreli. Deda kaloi famijeri te veshtire, sepse babai i vdiq kur ai nuk kishte mbushur as dy vjet, kurse e ema u martua per te dyten here. Per Deden u kujdes xhaxhai i tij, Gjelosh Luli e posacerisht e shoqja Dile Hasanja nga Kastrati.
Meqe ishte djale i vetem dhe pa baba e me nene te martuar, ai u martua teper i ri me Prene Gjeloshen, te bijen e Gjelosh Marashit Lulgjuraj nga Gruda. Me te pati dy vajza: Naren e Mrine dhe dy djem: Kolen e Gjergjin. Te dy ata u flijuan ne lule te rinise per komb e atdhe. Kur ishte ne moshen 22 vjecare, komkretisht ne vitin 1862, kur Oso Kuka me shok luftonin ne Vranine, te rrethuar nga ushtria Malazeze, Dede Gjon Luli me disa trima te tjer, i shkoi per ndihme.
Rikthese te madhe ne angazhimin e metejme te Dedes beri pjesmarrja e tij ne Lidhjen e Prizerenit. Historiani Romeo Gurakuqi sjedh dy dokumente, te panjohura te cilat flasim per angazhimin patriotik dhe luftarak te Dede Gjon Lulit, pas kongresit te Berlinit, konkretisht ne vitin 1883. Koh kur Turqia filloi bisedimet me Malin e Zi per caktimin perfundimtar te kufijeve mes dy vendeve. “Pikerisht gjate kesaj kohe kreret malsore u drejtuan dy memorandume perfaqesueseve te Fuqive te Medha ne Shkoder…”, me 9 dhe 26 qershor te vitit 1883. Te dy keto memorandume i nenshkroi edhe Dede Gjon Luli, i cili pas shtypjes se kryengritjes dhe masakrave qe u bene ndaj popullsise se pambrojtur te krahines se Malsise.
Me ne krye gjeneralin Hafiz Pasha. arratiset ne mal me shume prijes te tjer malsore. Angazhimi me i madh patriotik e luftarak, aftesite organizative dhe guximi i madh i trimit Dede Gjon Luli do te vije ne shprehje gjate Kryengritjes se Malsise se Madhe te vitit 1911. Viti 1910 e gjen ne Malin e Zi, ku kishin ikur shume patriote shqiptare, por edhe nje numer i madh i refugjateve malsore. Mbreti i Malit te Zi Nikolla Petroviq mundohej ta bindte Deden dhe te tjeret qe te luftonin nen flamurin e Malit te Zi. Dede Gjon Luli kur e kupton djallzine i kthen kte pergjigje: “Ta kena mesy si kufitar qe te kemi, e tue mendu se luftojme kunder nji anmiku te perbashket. Pasi puna qendrueka ndryshe, duhet ta dish se shqiptaret kane luftue e derdh gjak, jo qe te perfitoje Mali i Zi ne kurriz te tyne…” Dede Gjon Lulin u mundua ta ktheje per vete edhe Porta e larte, por ai nuk genjehej lehte. Perfaqesuesi i Bedri Pashes e luti me para, ngaqe ishte ne gjendje te veshtire materiale, por Deda ia ktheu: “Hami dreq lirat tua. Shqipnin as nuk e shes as nuk e fali..” Emri i Dede Gjon Lulit eshte i lidhur ngushte me Kryengritjen e Malsise se Madhe te vitit 1911. Eshte nder nenshkruesit e memorandumit te Cetines, qe iu drejtua Fuqive te Medha, me 30 mars te 1911. “Ku kerkohej kombetarizimi shqiptar si ne fushen teritoriale, te arsimit, administrates, dhe ne ate ushtarake”. Gjithcka kulmoi me 6 prill te vitit 1911, kur pas kryengritjes se filluar nga vete Dede Gjon Luli me 24 mars te vitit 1911, ne Deciq u ngrit flamuri yne kombetar. Nje tjeter memorandum i nenshkruar nga Dede Gjon Luli eshte edhe ai i Kuvendit te Greces, ne qershor po te vitit 1911. Veprimtari keto patriotike e luftarake te cilat paraprine edhe Pavarsine e Shqiperise. Dede Gjon Luli i dha gjithcka kishte Shqiperise dhe popullit shqiptar. I fali atdheut te dy djemte: Gjergjin, qe u vra me 20 shtator te vitit 1912 dhe Kolen, te cilin e helmuan ne Vlore me 1918 kur ishte duke u kthyer nga Italia ku e kishin interrnuar. Nga familja e gjere e Lul Doc Dedvukajt, u flijuan edhe shume burra e trima te tjere. Nike Gjelosh Luli, u vra me 3 maj te vitit 1911, kurse i biri i tij, Luc Nishi ne Suka te Moksetit ne vitin 1920, ne moshen 21 vjecare, duke u hedhur ne gryke te topit te forcave serbe. Gjok Luli, plagoset ne luften e Koplikut te vitit 1920, dhe me pas interrnohet, ndersa djali i tij, i famshmi kapedan Gjelosh Luli, u vetflijua per ideale kombetare ne vitin 1947. Per atme e atdhe u flijua edhe vete Dede Gjon Luli ne moshen 75 vjecare. Ku e vrau dora e zgjatur serbe ne Mirdite Me 24 shtator te vitit 1915.
Nga: Fran Camaj
Burimi/Facebook/Vasel Gilaj


Leave a Reply