Fragmenti i meposhtem eshte marre nga libri “Ditari i Ana Frankut”, i perkthyer nga gjermanishtja prej Pertef Krujes dhe botuar ne vitin 1961.
Nje homazh i detyruar per perkthyesin skrupuloz dhe erudit.
I lindur dhe i rritur ne Shkoder, studioi 3 vite ne Rome (1940-1943), per shume vite mesues letersie ne Durres, perkthyes i Getes e autoreve te tjere, studiues letersie, drejtor i Bibliotekes se Qytetit per 17 vite, autor i romaneve “Endrra e Pjeter Hiles” dhe “Brezi krahethyer”.
Shuar ne Tirane, ne vitin 2004
(mbeshtetur ne “Dy sy si dy bote”- ”Exlibris”, me autor Alban Gjaten)
***********
”Une shkoj mire me te gjithe mesuesit dhe mesueset.
Zoti Kepler, mesuesi plak i matematikes, nje kohe te gjate me kishte me sy te keq, pse peshperitja shume.
Ai gjithnje me qortonte gjer sa nje here me dha nje detyre si denim.
Duhet te shkruja nje skice me temen “Llafazanja”. Hm, llafazanja!
E çfare mund te shkruash me kete teme? Por nuk e vrava mendjen per kete. Futa fletoren e detyrave ne çante dhe shikova te mos e hap me gojen.
Kur ne mbremje i mbarova te gjitha pergatitjet, m’u kujtua denimi. Po mbaja stilografin nder dhembe, ndersa mendoja mbi temen.
Te shkruash ne pergjithesi, keshtu mundet kushdo. Por ishte puna te gjeja diçka qe e lypte rasti: kjo kerkonte pake mjeshteri.
U mendova nje cope here. Papritur me erdhi frymezimi dhe shkruajta njeren pas tjetres tri faqe plot, te cilat dualen shume mire.
Si argument kryesor nxora se mania e te folurit pamase eshte nje cilesi e femrave dhe se e kisha shume veshtire ta zhdukja, se edhe mema ime fliste kaqe shume sa une. Pra, per fat te keq, ishte shume e veshtire ta luftoja kete cilesi te trasheguar.
Zoti Kepler qeshi me mbi keto argumente te mia. Kur perseri, ne oren e mesimit, une vazhdova te llomotis ne klase, me dha nje denim te dyte: “Llafazanja e pakorigjueshme”. Edhe kete detyre e dorezova; dhe per nja dy ore qendrova mire.
Ne oren e trete prape e teperova: Ana, si denim per biseda te teperta ne mesim, nje tjeter detyre, “Kuak, kuak, kuak, zonjusha sqepgjate”.
Klasa ushtoi nga te qeshurat. Edhe une qesha, megjithese shpirti im shpikes po me dukej si i shuar ne fushen e detyrave mbi llafazanet.
Duhet te gjeja diçka te re, origjinale.
Shoqja ime, Sana, nje vjershetore e persosur, me keshilloi te beja vargje dhe u be e gateshme te me ndihmoje me talentin e saj.
Une u gjallerova shume. Le te me ngacmonte Kepleri dhe atehere do te hakmerresha dyfish, trefish.
Vjersha u be dhe pati shume sukses.
Per fat, Kepleri e kuptoi shakane dhe e lexoi vjershen me ze te larte e me komente si ne klasen tone, ashtu edhe ne klasat e tjera.
Qe atehere, nuk marr me detyra denimi, edhe pse vazhdoj te flas ne mesim. Kepleri ben ndonje shaka dhe mbaron me kaqe.”

Burimi/Facebook


Leave a Reply