Prej vitesh kam denoncuar pazaret e tij, marrëveshjet politike okulte me maxhorancën, por ajo çfar më vjen keq është fakti që shpurra e deputetëve të tij që kanë hyrë në atë parlament në emër të opozitarizmit provuan sot se janë më keq të kapur se ai vetë.
Sot, çështja e diskutuar përciptazi, pa debat publik dhe profesional në kuvend, nuk ishte thjeshtë çështja e vetingut apo reforma në drejtësi, por mbi të gjitha lehtësia me të cilën ndryshohet Kushtetuta e një vendi sovran, duke bërë pazare politike.
Sot përfundimisht Lulzim Basha tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe dëshmoi me zë dhe figurë se jo vetëm është peng por kauza e opozitarizmit është shitur që ditën që ai u zgjodh për herë të parë ish kryetar i Partisë Demokratike. Ka shitur, kauzën, qytetarët shqiptarë dhe gjithë demokratët. Nuk e di kush i shkon më pas këtij dështaku. Përgjigja do të jetë vota e popullit në 6 mars 2022.
Ky vend ka nevojë për një drejtësi të pavarur dhe mbi të gjitha respekt për Kushtetutën e vendit.
Burimi/Facebook/Autorja


Leave a Reply