Enver Bytyci
Serbia dhe serbet i vrane, masakruan, dogjen, shkaterruan e perdhunuan shqiptaret ne Kosove! Pas kesaj u thane “Hajde te bisedojme, duhet dialog! Po nuk pranuat dialog, ju jeni ekstremiste! Nuk e doni paqen”!
Kur shqiptaret shkuan ne dialog, serbet u thane shqiptareve: “Ju nuk na vini dot kushte! Jemi te barabarte! Nuk mund ta ngrini zerin”! Dhe shqiptaret e ulen zerin deri ne heshtje! U bene vasale te vullnetit te Serbise! Se paku derisa erdhen ne pushtet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani!
Prej kohesh te njejten strategji dhe taktike ndjek edhe kryeministri i Shqiperise, Edi Rama! Fillimisht u ve rruspen banesave te shqiptareve. I nxjerr ata ne qiell te hapur ne temperaturat me te uleta te vitit. I dhunon me gaz! I terheq zvarre! U tregon gishtin e mesit!
Dhe nje dite te bukur u thote “Duhet dialog! Hajdeni te bisedojme”! I merr ne zyre. Por kur fillojne e flasin, ai u thote hallexhinjve: “Nuk ma ngre dot ti zerin mua”! Ne vend te kerkoje ndjese, dhe te mos e perserise mizorine e radhes, fillon dhe ben te fortin. Por ama brenda kater murave, se atje perballe protestuesve nuk ia mban”!
E njejta sjellje si serbet me shqiptaret e Kosoves! E njejta taktike e strategji! E njejta filozofi! Ta ridhunosh viktimen sa here te duash!
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply