Ardian Hajdari, anetari i KPA-se i pezulluar pas akuzave te ngritura nga SPAKNë Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të martën se kishte vendosur pezullimin nga detyra të anëtarit të tij Ardian Hajdari. Ky vendim erdhi pasi, dy javë më parë, zoti Hajdari u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) e cila i komunikoi dhe dy akuza, atë të “Mosdeklarimit” dhe të “Fshehjes së pasurisë”.
Kolegji i Posaçëm të Apelimit (KPA) është trupa, e cila jep vendimet përfundimtare për magjistratët që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit dhe për nga hierarkia e institucioneve të Drejtësisë është në nivelin e Gjykatës Kushtetuese.
Hetimi ndaj zotit Hajdari kishte nisur pas një kallzimi të bërë nga tre ish magjistratë të rrëzuar në procesin e rivlerësimit. Sipas tyre, gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Kolegjit, zoti Hajdari ka bërë deklarim të rremë të viteve të eksperiencës dhe ushtrimit të profesionit të avokatit, duke i rritur ato në mënyrë që të plotësonte kriteret e kërkuara.
Po ashtu, sipas kallzimit, ka dyshime se ai ka fshehur të ardhurat pasi në vitin 2017 nuk ka bërë deklarim, në një kohë që gjatë prezantimit në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KPA-së, është shprehur se në atë vit kishte mbrojtur një numër të konsiderueshëm çështjesh.
Zoti Hajdari bëhet anëtari i dytë i KPA-së që përfundon në dyert e SPAK-ut, pas kolegut të tij Luan Daci i cili pak kohë më parë u shkarkua nga Kolegji, pas një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së APelit që e dënoi atë për falsifikim të dokumentacionit.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply